• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, July 3, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mbyllet sondazhi i Gazetës “SOT” për presidentin e ri: Daut Gumeni më i pëlqyeri i publikut, ja sa vota kanë marrë 8 kandidatët për pasues të Metës

May 9, 2022
in Aktualitet, Debat
        
 

Poeti dhe intelektuali shqiptar Daut Gumeni është shpallur në sondazhin e realizuar nga Gazeta “SOT” si kandidati më i preferuar për të qenë kryetar i ri i shtetit shqiptar. Në anketën e hapur për afro 1 muaj nga media jonë, ish-anëtari i Autoritetit të Informimit për Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit ka marrë afro 20% të votave të lexuesve të Gazetës “SOT”.

Në këtë sondazh për kandidatin më të preferuar për president të Shqipëri, Gumeni rezulton më i pëlqyeri ndër 8 emra. Poeti i njohur, i cili vuajti më shumë se 23 vite të jetës së tij në burg gjatë kohës së diktaturës komuniste, lë pas emra të njohur të politikës, medias dhe fushës akademike si: ish-ministren demokrate Majlinda Bregun, deputeten socialiste Mimi Kodheli, ish-kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçin, ish-deputeten e PS Valentina Leskajn, ish-ministrin e politikanin Paskal Milo, moderatorin e njohur Blendi Fevziun dhe akademikun Lisien Bashkurtin.

Sipas, renditjes së preferencës nga 2173 vota, në vendin e dytë renditet Majlinda Bregu me 18%. Ish-ministrja e Mbrojtjes Kodheli renditet kandidatja e tretë më e preferuar për kryetare shteti në sondazh me 13%. Leskaj dhe Ruçi renditen të katërtit me 12% të votave. Më pas vjen ish-ministri i Jashtëm dhe historiani Paskal Milo me 10%. Në vendin e shtatë pozicionohet prezantuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu me 7%. Lista mbyllet me politologun Lisien Bashkurti që ka marrë 6% të votave të lexuesve të Gazetës “SOT”.

Kush është Daut Gumeni?

Ai lindi në 11 mars 1943 në fshatin Gusmar në zonën e Kurveleshit në Tepelenë. Gumeni studio në shkollën pedagogjike “Pandeli Sotiri” në vitet 1957-1961. Më pas, ushtroi profesionin e mësuesit në lëndët matematikë dhe fizikë nga viti 1961 deri në 1967 kur u arrestua.

Daut Gumeni nuk njihej vetëm si mësues i përkushtuar, por dhe si poet i guximshëm që shkruante në kundërshtim me realizmin socialist dhe vijën politike të Partisë së Punës së Shqipërisë. Për shkak të këtyre shkrimeve dhe qëndrimeve të tij, ai u burgos për 23 vite e gjysmë duke u shpallur fajtor për veprën penale agjitacion e propagandë. Prokurorët e akuzuan se shkruante poezi reaksionare dhe antikomuniste. Në 1990, Gumeni u lirua nga burgu si pasojë e ndryshimeve politike që u përhapën dhe në Shqipëri me shembjen e regjimeve totalitare komuniste në Europën Qendrore dhe Lindore.

Në periudhën e pluralizmit politik në Shqipëri, ai ka kryer disa funksione shtetërore ku i fundit ishte në Autoritetin e Informimit për Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Ai njihet për qëndrimet e ashpra kundër sistemit aktual politik në Shqipëri si dhe për zvarritjen e hapjes së plotë të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit që i përkasin kohës së diktaturës komuniste.

Gumeni deklaroi 4 vite më parë se në listat e bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit ka emra që bëjnë pjesë në klasën e sotme politike. Daut Gumeni ka botuar disa librat: “Udha e ëndrrës” (poezi, 1998), “Mulliri i harruar” (përmbledhje me tregime, 2007), “Tranzicion apo trashëgimi” (publicistikë, 2011), “Sa larg është Danimarka!” (2011), “Shënime nga shkolla e partisë: pesë tablo që mund të shihen dhe si një roman” (2012), “Ku jemi e ku vemi” (2013), “Bletë dhe fishekë” (roman, 2014), etj.


        
 
Next Post

PD zyrtare propozon 4 kandidatë për President: Përcaktohen kriteret për figurën e Kreut të ri të Shtetit

Katastrofa e ’97 në Shqipëri, demokratët dhe mazhoranca linçojnë Safet Zhulalin për rënien e shtetit, Gazidede: Nuk reformoi ushtrinë

Të gjithë prisnin shpalljen zyrtare të luftës, Putin e nis fjalimin e tij me kërcënimin e fortë ndaj NATO-s: Ekzistonte nevoja për të luftuar

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In