• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, June 22, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Më mirë të parandalosh se sa të kurosh”! Mesazhi i fortë nga Infektivi i të riut shqiptar të prekur nga COVID-19: Unë e fitova betejën, por njoha miq që e humbën! (Video)

March 25, 2020
in Aktualitet, Kronike
        
 

Një mesazh i fortë dhe sensibilizues vjen nga një i ri që ndodhet i shtruar në spitalin Infektiv, pasi rezultonte i prekur nga koronavirusi.

Përmes një video nga një prej ballkoneve të këtij spitali COVID, Erind Cara tregon se pas 10 ditë qëndrimi në terapinë Intensive, tashmë gjendja e tij është e mirë dhe se ai ka luftuar betejën me këtë virus vdekjeprurës, pasi në dy testet e fundit rezultoi se ishte negativ.

Teksa i bën thirrje të gjithë shqiptarëve, kudo që janë që të qëndrojnë në shtëpi, i riu thekson se është më mirë të parandalosh se sa të kurosh. Mes të tjerash ai pohon se njohu dhe të tjerë persona, që e humbën betejën, siç ishte shoku i tij i dhomës.

MESAZHI I ERINDIT

CORONA VIRUS – COVID-19
Corona virus kryefjala e çdo bisede në të gjithë boten!
Sot pas 10 ditesh ne terapi prane Spitalit Infektiv ne QSUT dhe pas rezultatit te dy testeve që rezultuan negativ ndaj COVID -19, mund të them qe betejen time e fitova dhe po kthehem ne shtëpi i qetë dhe me shëndet të plotë.
Por humba dhe miq te cilet i njoha gjate kesaj beteje që nuk ja dolën , dhe pse luftuan deri ne frymen e fundit bashke me Mjek e Infermier !

Te dashur miq ! Un fitova betejen me Covid-19 , por për të fituar luften duhet kontributi i të gjithve NE . Nuk kërkohet asgjë e jashtëzakonshme në këtë luftë, por vetëm një gjë, që të gjithë kur nuk e kemi e duam aq shumë: Te qendrojmë ne shtëpi dhe te kalojmë kohë me familjarët tanë.
Më parë kishim qindra justifikime, puna, koha, pamundësia, lodhja etj .
Sot ështe momenti i duhur të japim dhe marrim dashuri, te bisedojme me njeri-tjetrin, t’u tregojme sa shume i duam. Po po sa shumë i duam prinderit, motrat, vllezërit, gjysherit, miqtë e te gjithë ata qe ne konsumojmë me ta gjenë më të rendesishme “KOHËN” !

Dy fjale për ata që mendojnë se ky virus është diçka pa rëndesi! Qëndroni ne shtëpi !
Ky virus nuk të jep një mundesi të dytë. Shoku im i dhomës ishte nje djalë i ri, qe nuk kishte asnje semundje të mëparshme, kishte nje familje te mrekullueshme, nuk i mungonte asgje, por ky virus i rëndoh shëndetin. Nje frymëmarrje të thellë thjesht kerkonte! Luftoi, luftoi deri ne frymën e fundit sepse ishte larguar pa u pershendetur me askend, kishte ardhur se nuk ndjehej mirë, siç mund te jemi secili nga ne. Por mbremë ai u dorzua, nuk ia doli dot, la cdo gje mbrapa dhe koronavirusi e mori pa mëshirë edhe pse ishte i ri dhe i shendetshëm. PRANDAJ, QENDRONI NE SHTEPI !

Për disa të rinj të fort, e të shëndetshëm si unë, qendroni në shtepi, mendoni për familjarët tuaj, prinderit, gjysherit imuniteti i te cilëve është më i dobët dhe COVID – 19 e ka më të thjeshtë për ti marrë në gjirin e tij.

NDAJ QENDRONI NE SHTEPI PER TE DASHURIT TUAJ !
Dy fjale të sinqerta për njerëzit më të rëndësishëm në këtë lufte, mjekët, infermierët, farmacistët, sanitarët dhe te gjithë ato qe shërbejnë dhe kontribuojnë në këtë luftë kundër Covid -19. Ata janë front në vijën e parë të kësaj beteje 24/24 për te dhënë më të mirën e tyre edhe pse rreziku është shume i lartë.

Te mendosh se dhe ata kanë lëne çdo gje familjen, prindërit, fëmijët, vëllezërit, motrat, për te qen aty per tu shërbyer pacienteve te tyre , atyre qe nuk e donin kete virus, por ai erdhi dhe i infektoj , por do iu shërbejë dhe atyre që thonin “Nuk na ben gjë ne Virusi” se kur të arrish atje kërkon vetëm mëshirë, ndihme dhe përkujdesje, kupton sa e rëndesishme është JETA, por qe tani nuk është vetëm ne doren tënde, por te mjekëve, Infermierëve, Koronavirusit dhe Zotit lart në qiell , qe po na jep sinjalet e tij të kuptojmë sa e rendesishme eshte JETA, gjë të cilën e kishim harruar sepse na “mbyten” angazhimet, punet, facebook, instagram, kafet dhe gjerat e pa rendesishme.

Duhet të qendrojmë në shtepi qe keta Infermier , mjek të jenë sa më pak të rrezikuar .
Një falenderim i veçantë shkon për Stafin e Spitalit Infektiv : Dr Najaden , Dr Arjanin , Dr Gentin etj Infermieret Semi , Dasho , Lukja , Eni , Emanuela , e te tjerë .

Ju Falenderoj pa mas për çdo gje qe po bëni në ato kushte aq të veshtira !

Faleminderit !

Ne qendrojmë në shtëpi !
Ju në krye të detyres, per ta kaluar sa me lehtë këtë situate të veshtirë!
Me Respekt
Erind Cara


        
 
Next Post

“Pavijonet e Infektivit njeri pas tjetrit po hyjnë në betejë”, Pëllumb Pipero nxjerr fotot me kolegët: Së bashku do e fitojmë këtë betejë

600 përfituesve, 21 të dënuar në Burrel lënë qelitë për 3 muaj: Ja çfarë ndodh nëse dalin jashtë banesës

Faktet pse duhet të kërkojnë ndjesë Meta dhe opozita e rrugës për betejën e humbur...mos hapjen e negociatave!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In