• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Më vjen zor që jam në këtë tavolinë”! Gara për Kryeprokurorin…”plas” në KLP: Sherri mes anëtarëve shtyn mbledhjen për 5 kandidaturat: Ti ke probleme me formimin…!

29/08/2026
in Aktualitet, Debat
        
 

Gara për Prokurorin e ri të Përgjithshëm ka shkaktuar përplasje të forta në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Një kërkesë e kandidatit Ylli Pjetërnikaj për përjashtimin e anëtarit Vatë Staka nga procedura e përzgjedhjes solli kërkesa të tjera për përjashtime mes vetë anëtarëve të KLP-së, ndërsa mbledhja përfundoi pa vendim.

Kërkesa e Pjetërnikajt është depozituar më 30 korrik dhe bazohet, sipas tij, në konflikt interesi të Vatë Stakës, por KLP ende nuk e ka shqyrtuar. Gjatë mbledhjes së së premtes, situata u komplikua kur Staka kërkoi përjashtimin e anëtarit Zeqir Hodo nga shqyrtimi i kërkesës së Pjetërnikajt.

Staka argumentoi se Hodo kishte pasur komunikime me Pjetërnikajn edhe pasi ky i fundit ishte larguar nga pozicioni i këshilltarit pranë KLP-së. Sipas tij, Pjetërnikaj i kishte dërguar Hodos në një email privat draftin e një rregulloreje të Këshillit.

Hodo kërkoi kohë për t’u shprehur për kërkesën e Stakës, ndërsa këmbënguli që kërkesa e Pjetërnikajt të lexohej e plotë në mbledhje dhe të bëhej e ditur për publikun.

Debati u përshkallëzua kur anëtari Sokol Stojani argumentoi se fillimisht duhej të shqyrtohej kërkesa e Stakës për Hodon dhe më pas ajo e Pjetërnikajt. Pas këtij qëndrimi, Hodo kërkoi përjashtimin edhe të Stojanit, duke deklaruar se dyshonte në objektivitetin e tij.

Kështu, një kërkesë fillestare për përjashtimin e Stakës solli një zinxhir kërkesash mes anëtarëve: Staka kërkoi përjashtimin e Hodos, ndërsa Hodo atë të Stojanit.

Debati mes Hodos dhe Stojanit degradoi edhe në replika personale, me akuza për formimin dhe shkollimin e njëri-tjetrit. Në një moment, Stojani paralajmëroi se mund të kërkonte edhe përjashtimin e kryetares së KLP-së, Mirela Bogdani, pasi pretendoi se ajo kishte qeshur në mënyrë ironike gjatë diskutimit, informon TCH.

Situata solli reagimin e Ledina Rizës.

“Më vjen zor që jam në këtë tavolinë… të arrijë niveli i diskutimeve në të tilla banalitete nuk i takon kësaj tavoline”, tha ajo, duke kërkuar respekt për kandidatët dhe publikun.

Përplasjet vijnë ndërkohë që KLP është me vonesë në procedurën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Emrat e pesë kandidatëve nuk janë dërguar ende në ILDKPKI për verifikimin e pasurisë, ndërsa brenda javës së parë të dhjetorit duhet të ketë një emër të ri për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Në garë janë prokurori i SPAK Adnan Xholi, ish-Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, prokurorja pranë Eurojust Fatjona Memçaj dhe prokurorët e Tiranës Rovena Zoto dhe Ylli Pjetërnikaj.

KLP duhet të rendisë tre kandidatët më të kualifikuar dhe t’ia dërgojë listën Kuvendit për votim.


        
 
Next Post

Kryeministria për "shkarkimin" e Ristanit: Veliaj është kryetar i Tiranës, nuk ka hapësirë për interpretime

Stuhia e fortë godet Qipron/ Humb jetën biznesmeni i njohur, varka ku ndodhej me familjen përplaset në shkëmbinj

Ndjekje si në filma në Tiranë, italiani vjedh Audi Q5, përplas makina dhe plagos një polic

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved