• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Sport

Mediat franceze ‘masakrojnë’ Messin: Një gol në 600 minuta ka shënuar “Topi i Artë”

December 2, 2021
in Sport
        
 

Vetëm një gol në 600 minuta. Shumë pak. Sidomos nëse emri i futbollistit është Lionel Messi. Kështu, shtypi francez refuzon sërish kampionin e PSG-së, i cili u bllokua edhe dje në 0-0 ndaj Nice.

“Një paraqitje zhgënjyese, me të vërtetë e padenjë për një Top të Artë”, – shkruan “Le Parisien”. Nota për shtatë herë fituesin e çmimit prestigjioz? 3, si për gjithë ekipin parizien.

Sigurisht, nota 3 franceze korrespondon me 4 tonë, por gjithsesi është një zhgënjim i konfirmuar nga krejt skuadra. Ditën e ndarjes së çmimit për Topin e Artë, ku Messi fitoi trofeun e shtatë përballë Lewandowski, i cili megjithatë shënon me Bayern Munich: 14 gola në 13 ndeshje të Bundesligës deri më tani.

Nga ana tjetër, argjentinasi, shkruan “Le Parisien”, ofroi një paraqitje të padenjë për Topin e tij të Artë. Zhgënjyes në rolin e një “9” fals. Një rol që as nuk e bind skuadrën: “I izoluar, në vazhdën e asaj që është shfaqur javët e fundit, Messi të jep përshtypjen se luan gjithmonë me të njëjtin ritëm: shumë i ngadalshëm.

Dhe kështu, – përfundon e përditshmja sportive, – mbetet një gjetje befasuese: pas 600 minutave në Ligue 1, Messi ka shënuar vetëm një gol”. Shumë pak për një kampion që dje prezantoi një tjetër Top të Artë për tifozët e rinj. Dhe me ironi, mediat pariziene shkruajnë: “Messi ishte më mirë të hënën”. Pra, kur u paraqit me trofeun e lojtarit më të mirë të vitit.

Sidoqoftë, në fushë ylli argjentinas nuk po shkëlqen ende siç duhet. Messi justifikohet se nuk është përshtatur ende me skuadrën e re, e cila më pas vazhdon të prodhojë një lojë mjaft të dobët. Edhe nëse gjykimi i “Le Parisien” është shumë më i ashpër: “Kjo është një PSG në rënie të lirë, pavarësisht ardhjes së Messit”.


        
 
Next Post

Si u shkrepën fotot e Berishës në varkë me Hoxhajt dhe lidhjet e tij me familjen e diktatorit (dëshmitë)

FILE PHOTO: Britney Spears poses at the premiere of "Once Upon a Time In Hollywood" in Los Angeles, California, U.S., July 22, 2019. REUTERS/Mario Anzuoni/File Photo

Britney Spears bën 40-vjeç, ylli i pop-it shijon surprizat me të fejuarin

REPLIKAT/ Bujar Çela tallet me PD dhe publikon foton e Berishës me Enverin te grupi i deputetëve: Rroftë Partia Demokratike!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In