Policia greke ka mbledhur të tjera informacione për tentativën e arratisjes së mundshme të 9 shqiptarëve nga b.urgu i Korfuzit në fillim të shtatorit.
Mediat greke raportojnë se me ndihmën e një gardiani, një nga shqiptarët e dënuar dyshohet se ka futur brenda b.urgut një p.istoletë.
Me a.rmën që kishte mundur të siguronte shqiptari, synonte që të merrte p.eng drejtoreshën e b.urgut dhe një prokuror dhe me ndihmën edhe të të dënuarve të tjerë, dyshohet se do kryenin arratisjen.
Pas arratisjes, shqiptarë kishin planifikuar të niseshin me skaf nga brigjet e Korfuzit drejt Shqipërisë.
Në datën 5 shtator, njësia anti-t.error kontrolloi 15 qeli të sektorit 2 të b.urgut të Korfuzit, ku mbahen vetëm 26 persona, nga të cilët vetëm 2 shtetas grekë.
Këta të fundit nuk rezulton të jenë të përfshirë në tentativën e arratisjes. Gjate kontrollove u gjeten 2 p.istoleta, njëra prej të cilave me silenciator, si dhe th.ika e lëndë n.arkotike.
Në njërën nga p.istoletat madje u gjet material ADN i një të b.urgosuri shqiptar. A.rmët dyshohet të jenë fshehur në fillim të verës, gjatë kohës që b.urgu po rikonstruktohej.