Një personazh, që nëse i heq zërin televizorit, duket si me probleme mendore, me emrin Genc Burimi, prej disa kohësh shfaqet në televizionet shqiptare si analist.
Me pamjen e një emigranti të viteve ’90, nëse e dëgjon, thua si vallë janë katandisur kështu televizionet shqiptare, që nxjerrin si analist një personazh pa asnjë profesion, vetëm pse urren Edi Ramën dhe dikujt që ka nivel zero intelektual dhe drejton një. emision i duket më i mençur se vetvetja.
Ja lexoni një debat të tij, me Ardit Bidon, me titullin Doktorin ixtcgvhbv asocuar drejtorin e Arkivës.
Pjesë nga debati:
Ardit Bido: Për Fredi Belerin u bë një presion i madh nga shteti grek. Dy kryebashkiakë takuan Belerin dhe sot ikën me 70% të votave kundër. Ata shitën një nacionalizëm shumë të fortë që i duhej Greqisë për censusin për të rritur mbi 20% artificialisht nga njerëz që nuk identifikohen si grekë në Himarë dhe Konispol. U duhej Beleri sepse në Himarë kur nuk tejkalohet shifra 14.5% e njerëzve që e quajnë veten grekë, i duhej një kryebashkiak si Beleri. Kur kjo nuk u bë, Greqia heshti.
Genc Burimi: Pse duhet tu besojmë ne ju? Ju jeni palë, jeni në konflikt me Belerin.
Bido: S’jam pale.
Burimi: Je pale se je në konflikt gjyqësor me Belerin. Po ashtu je nëpunës që paguhesh nga Qeveria e Ramës.
Bido: Për mentalitetin tuaj…
Burimi: Mos përdor fjalën mentalitet se nuk ta lejoj.
Eni Vasili: Burimi lërë të përgjigjet.
Bido: Për mentalitetin tuaj që nuk dini as të dëgjoni por vetëm të flisni, dhe nuk thoni ndonjë gjë të zgjuar, të qenurit i paguar nga taksapaguesit shqiptarë, nuk është i paguar nga kryeministri. Unë paguhem nga taksapaguesit shqiptarë.
Burimi: Pra nga qeveria shqiptare.
Bido: Nga taksapaguesit. E zbatoj në mënyrë perfekte ligjin e administratës publike, për detyrën që e bëj shumë mirë dhe nuk kam dhënë dorëheqje nga vetja ime për një post, a mund të përgjigjem? Për broçkullat që ju thoni, nuk jam në konflikt me Belerin.
Burimi: Broçkull je ti vetë. Vazhdoni të shani. Po shatë, do t’ju shaj.
Bido: Mua më paguajnë taksapaguesit për detyrën që e bëj shumë mirë. Kam bërë një studim shkencor që e pranojnë profesorët më të mirë shqiptarë dhe grekë!
Burimi: Ti paguhesh me rrogë nga shqiptarët, kështu që qepe llapën, qepe gojën. Nuk më intereson fare.
Bido: Juve ju intereson të greqizohet jugu i Greqisë, është punë për ju. Unë kam bërë një studim shkencor, që e pranojnë profesorët shqiptarë dhe grekë. Unë jam i depolitizuar, nuk kam përmendur asnjëherë pro Rama, kundër Kurti.
Burimi: Ti je vetëm pro Rama…
Bido: Mund ta them unë që Greqia na ka bërë gjenocid, por jo ju, se jeni palë, sepse je në konflikt me dosjen që do flasim? Pse jam palë? Unë që kam bërë studim dhe kam faktuar që Beleri është për 20%, jam palë?
Burimi: Po
Bido: Të faktosh? Të bësh një studim shkencor është palë?