• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Mendoi se shokët e saj po flinin, më pas…”! Dëshmia e familjes së 3-vjeçares Emmy, e vetmja e mbijetuar nga sulmi makabër i vrasjes së 37 fëmijëve dhe edukatoreve në çerdhen në Tajlandë

14/10/2022
in Bota
        
 

Tre vjeçarja Emmy po flinte pranë shoqes së saj më të mirë në një çerdhe në Tajlandë, kur një person i armatosur me thikë dhe armë hyri në dhomë.

Klasa kishte gjithsej 11 fëmijë, të gjithë rreth tre vjeç.

Më parë vogëlushët ishin duke vizatuar dhe edukatoret i dërguan prindërve foto me fëmijë të lumtur dhe të buzëqeshur.

Dy orë më vonë, në kohën kur ata po flinin gjumë, ish-oficeri Panya Kamrab hyri në ndërtesë.

Dëshmitarët thanë se ai fillimisht qëlloi personelin, përfshirë një mësuese që ishte në muajin e tetë shtatzënisë, përpara se të futej me forcë në secilën nga tre klasat e kopshtit. Ai vrau të gjithë miqtë e Emmy-t ndërsa flinin. Nuk është e qartë se si Emmy, e cila ishte e vetmja që i mbijetoi masakrës, arriti të shpëtonte.

Ajo u gjet e zgjuar përkulur pranë trupave të shokëve të saj të klasës.

“Nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte kur u zgjua. Mendoi se shokët e saj ishin në gjumë. Një oficer polici i mbuloi fytyrën me një copë dhe e largoi nga skena e tmerrshme me gjak”,tha gjyshi i saj 59-vjeçar Somsak Srithong.

Ekipet e shpëtimit e çuan Emmy-n në katin e dytë dhe më pas hynë në dy klasat e tjera, duke shpresuar dëshpërimisht të gjenin fëmijë të tjerë të gjallë.

Ajo është fëmija i vetëm që ka përjetuar masakrën në Nong Bua Lamphu të enjten. Në total, 37 njerëz vdiqën, përfshirë gruan e sulmuesit dhe djalin e saj. Vogëlushi 2-vjeçari ishte i rregjistuar në çerdhen ku ndodhi masakra por atë ditë nuk kishte shkuar.

Njerku i tij, pasi i vrau shokët e klasës, iku në shtëpinë e bashkëshortes duke vrarë nënë e bir, e më pas veten. 24 nga viktimat janë fëmijë.

“Ndihem shumë mirënjohës që ajo mbijetoi. E përqafova aq fort kur e pashë”, thotë Somsak.

Nëna e Emmy-t, 35-vjeçarja Panompai Srithong, punon në Bangkok gjatë javës. Asaj i kishin thënë se të gjithë fëmijët në qendër kishin vdekur.

“Më në fund mora një telefonatë me video nga Emmy-n dhe u mbusha me frymë”, thotë ajo.

Ne flasim në heshtje ndërsa ajo luan me çizmet e saj të preferuara Hello Kitty Wellington në kopsht, tregon gjyshi i 3-vjeçares. Ajo vazhdon të pyesë për mikun e saj më të mirë, Pattarawut tre-vjeçar.

Ata flinin gjithmonë së bashku me këmbët të prekura. Ajo gjithashtu e donte çerdhen dhe edukatoret e saj.

“Ajo thjesht dëshiron të shkojë në shkollë çdo ditë. Ne duhet të vazhdojmë t’i themi se shkolla është mbyllur. Ajo është shumë e re për të kuptuar konceptin e vdekjes.”

Ritet budiste dhe lutjet për viktimat po zhvillohen në disa tempuj në qytet për të shënuar fillimin e tri ditëve të zisë.

Ende nuk dihet motivi i sulmit, por policia tha se Kamrab u pushua nga puna në qershor për përdorim droge.


        
 
Next Post

U largua nga 'Top Channel' pas debateve me Lori Hoxhën, zbulohet televizioni ku do të shkojë Sokol Balla

Shpallja 'Non-Grata' nga Britania e Madhe! Saliu gjen Sorosin anglez.. ambasadorin: I korruptuar nga Rama, Erion Veliaj dhe Basha, i jam drejtuar gjykatës

Detaje nga 1.2 mln euro të falsifikuara, do përdoreshin për të blerë një vilë në Lezhë dhe një lokal në Tiranë-Durrës, zvicerania njoftoi kamerunasin Nkeh

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved