• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Mero Baze: Pse Sali Berisha ngjan i dorëzuar përballë Ilir Metës?

June 7, 2022
in Blog
        
 

Sot Sali Berisha gati po i kërkonte ndjesë Ilir Metës për akuzat që bëri rreth dekretimit të dorëheqjes së shefit të Shtabit, para se të votohej për president. Edhe pse ai në dukje ngjante i revoltuar me Ilir Metën që i “hapi rrugë juntës ushtarake” apo që “shkeli rëndë Kushtetutën”, sot nuk kishte atë mendim.

Sot ishte dakord që Kushtetuta nuk e specifikon se ku nënshkruhet dekreti dhe se akuzat e tij i kishte bërë me qëllim që të shtyhej votimi në raundin e pestë.

Po pse kaq i zbythur dhe i dorëzuar përballë Ilir Metës?

Shpjegimi kryesor vjen tek izolimi i thellë që Sali Berisha ka sot nga spektri politik shqiptar dhe vetë Partia Demokratike.

I papërfillur nga qeveria dhe i braktisur nga 35 deputetë të PD, me një luftë klanesh banale brenda grupimit të tij, shpresa e vetme e Sali Berishës që të përfillet është aleanca me Ilir Metën, i cili nuk është ende në standardin e sanksioneve nën të cilat është Sali Berisha.

Serbesllëku me të cilin ju kundërpërgjigj Ilir Meta me sqarimet e tij e trembën realisht Sali Berishën, se po e humbiste dhe aleatin e fundit që e përfillte në skenën politike shqiptare, dhe sot praktikisht i ra në gjunjë duke i kërkuar ndjesë për fjalët e ashpra që kishte thënë.

Por më shumë se sa frika e braktisjes nga Ilir Meta, Berisha shikon si rrezik frikën e rehabilitimit të Ilir Metës duke përdorur divorcin me Berishën.

Duke dekretuar largimin e kandidatit për president nga ushtria, duke krijuar lojalitet me shumicën dhe mbi të gjitha, duke u distancuar ashpër nga Sali Berisha, Ilir Meta mund t’i hyjë një rruge rehabilitimi të imazhit të tij dhe tek ndërkombëtarët, duke viktimizuar Sali Berishën.

Paranoja se një divorc i tij me Sali Berishën në këto momente, do të quhet si mbështetje ndaj strategjisë së Perëndimit për ta izoluar Sali Berishën, e ka bërë Sali Berishën të reflektojë, duke i kërkuar në një farë mënyre ndjesë Ilir Metës.

Në kushtet kur pas SHBA, dhe aleatët perëndimorë europianë të PD, po kërkojnë izolimin e Sali Berishës, paranoja e këtij të fundit ndaj divorcit të Ilir Metës bëhet dhe më e madhe, pasi mund t’ia përdorin si standard që “atë e ka braktisur dhe Ilir Meta”

Ndaj sot Sali Berisha ishte gati t’i binte në gjunjë Ilir Metës për të mos ja marrë për keq deklaratat e dy ditëve më parë. Madje për ta bërë më të besueshme që nuk i mbante inat, dëshmoi se ishte dhe vetë i ndërgjegjshëm që Ilir Meta nuk kishte bërë ndonjë gabim.

Por nuk i kishte shërbyer si herë të tjera duke e përdorur zyrën e presidentit, si seksionin e PD në Bathore, që e thërret sa herë i duhet miting në Tiranë.


        
 
Next Post

Taksat e reja, ministrja pranon rritjen: Profesionistët e lirë do të tatohen 15%

Lumi i rrëmbyeshëm në Arktik u merr jetën dy drejtuesve të "Vkontakte" ose “Facebook-ut rus”

Bardhi reagon pas deklaratës së Beyer: Babi Zenit s’mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe s’kupton, po na izolon partinë ndërkombtarisht

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In