• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mes të arrestuarve si abuzues me ndërtimet edhe biznesmeni që ndërtoi pallatin e Bashës në Vlorë

January 15, 2020
in Aktualitet, Kronike
        
 

Mes 31 të arrestuarve nga 42 urdhër arreste që lëshoi prokuroria e kryeqytetit për dosjen e tërmetit është edhe biznesmeni Gerti Çalliku. Ky i fundit është një emër i njohur, i lakuar shumë herë në vitin 2013-15, pasi ndërtoi kompleksion “Jon” në “Ujin e Ftohtë” në Vlorë, të njohur ndryshe edhe si pallati i vjehrrit të kreut të PD-së, Lulzim Basha. Biznesmeni Çalliku, administrator i kompaninë “GBA-Studio”, ndërtoi kompleksin “Jon” të rrëzuar me tritol në 17 dhjetor 2013.

Çalliku njihet që ka lidhje të forta me Xhuvi Sharxhin, ky i fundit bashkëpronar në kompleksion “Jon” me Xhaver Isufin, vjehrrin e kreut të PD Lulzim Basha. Çalliku ka ndërtuar edhe disa pallate në Tiranë, ndërsa mbrëmjen e djeshme u prangos nga policia. Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno i ftuar në studion e emisionit ‘Repolitix’ u shpreh se Çalliku është shumë afër me familjen e Lulzim Bashës dhe personi kryesor mes të arrestuarve.

“Gerti Çalliku është njeri i afërt me PD-në. Ndërtoi treçerekun e pallatit të kompleksit “Jon” në Vlorë, është shumë afër familjes Basha dhe ndërtues i disa pallateve dhe përfitues i disa lejeve të ndërtimit kur drejtonte Lulzim Basha dhe personi që ka përfituar dëmshpërblimin e kompleksit, jo vetëm nga Strasburgu po edhe nga qeveria shqiptare. Ky është njeriu kryesor mes të arrestuarve për gjykimin tim, është më i rëndësishmi. Nuk është vetëm ndërtues, por edhe kolaudues dhe arkitekt.

Nuk e kam të qartë për cfarë e akuzon prokuroria Çallikun, por pjesa dërrmuese janë zyrtarë të qeverisë së djathtë, të komunave në Farkë, Kashar dhe Vorë. Këto institucione në kohën kur kanë ekzistuar janë drejtuar nga PD-ja. Hetimi nuk ka prekur ndërtimet në qendër të Tiranës, por vetëm në periferi, ku ka pasur dëmtime dhe denoncime. Hetimi sapo ka filluar” u shpreh gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno.

Biznesmenin Gerti Çalliku dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar, prokuroria i akuzon për shkelje të rënda; si projekte të ndryshuara, mungesë dokumentacioni në raportet sizmologjike, mungesë të cilësisë së materialeve ndërtimore si hekur e beton si dhe shumë dokumente të cilat nuk korrespondojnë me lejet e dhëna. Prokuroria e Tiranës sot bëri bilancin e operacionit “Tërmeti” ku nga 42 urdhër arresti 31 janë ekzekutuar mes tyre dhe prangosja e ish komunarëve lokal të PD-së, Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia, por edhe Faik Fejzo, një tjetër i arrestuar, ka qenë ish-kryetar i komunës së Kasharit në vitin 2003.

Pas Durrësit dhe Tiranës, operacioni i radhës i arrestimeve, sipas gazetarit Elton Qyno do të jetë në Krujë. “Një operacion tjetër do të bëhet shumë shpejt në Krujë, pasi pas Durrësit është më i dëmtuari. Deri tani kemi dy procedime, por nuk ka pasur arrestime. Edhe në Lezhë dhe Laç kemi hetime, por në Krujë është rasti më i rëndë” përfundoi ai.


        
 
Next Post

“Gjuj mi gjuj, pi**ropshit”! Modelja e njohur përfshihet në një sherr në mes të rrugës: Dalin pamjet e rënda (Video)

Mbërrin në Gjykatë padia e Ramës kundër Ramush Haradinajt, çfarë pritet?!

“U betove për Kishën e Laçit se do i fusje në burg” duke e fyer kishën! Myslim Murrizi tallet keq me Bashën pas marrëveshjes

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In