• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mesazhi i fortë nga Imzot Angelo Massafra në vigjilje të Pashkëve: “Shpëtofshim prej etjes për pushtet”!

April 20, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Ndërkohë që katolikët festojnë Pashkët, një mesazh i fortë vjen për gjithë besimtaret, nga Angelo Massafra, Arqipeshkëv Metropolit Shkodër-Pult.

“Eshtë e vërtetë, jetojmë një moment të vështirë, të gjithë e ndiejnë vështirësinë për të jetuar që, ndonjëherë, i ngjan një lufte për mbijetesë. Le të mos skurajohemi: të shikojmë gjithka që kemi bërë në këto vite,të vlersojmë ecjen që kemi bërë deri tani me shumë sakrifica”- tha ai në mesazhin për këtë ditë të shënuar.

Ai ka bërë thirrje për gjithë besimtaret, katolike e ordotokse, duke thënë: “Jezusi, na shpëtoftë dhe e liroftë Shqipërinë tonë prej padrejtësive, prej mendjemadhësisë, prej etjes për pushtet dhe zotërim, pasi këto gjëra shkaktojnë urrejtje, hakmarrje dhe vrasje. Ai na dhaftë guximin e nevojshëm për të fituar mbi çdo formë egoizmi”.

Mesazhi i plote i Arqipeshkëv Metropolit Shkodër-Pult

Për urimet e mia për Pashkën 2019 këtë vit kam zgjedhur rreshtin e Ungjillit të Gjonit ku përshkruhet përvoja e të Ngjallurit, që bën Maria Magdalenë, figura e Kishës që është në kërkim të Zotit të vet.

Për fenë tonë varri i zbrasur është një shenjë e Ngjalljes: ashtu si Gjoni apostull, edhe ne, që në ditët e Mundimeve e kemi ndjekur Jezusin, i kemi rijetuar ngjarjet e Kryqëzimit dhe të Vdekjes së tij, të drejtuar prej dashurisë, na mjafton të dimë se varri ku e kishin vënë tani është bosh.

Por kjo nuk mjafton, që fesë sonë t’i bashkohet edhe përmasa e gëzimit të brendshëm dhe të jashtëm. Nevojitet një “më shumë”, që është takimi dhe përqafimi me Zotin e kryqëzuar dhe të ngjallur.

Edhe ne, besimtarët e Kishës në Shkodër-Pult, jemi duke kërkuar të Dashurin, shkojmë duke përsëritur emrin e tij, duke ua thënë edhe të tjerëve, që ta kërkojnë së bashku me ne dhe, pasi ta gjejnë, të gëzojnë edhe ata.

Por këtë takim ne krishterë e bëjmë çdo ditë: ashtu si Marisë, edhe neve i Ngjalluri na e drejton Fjalën e Vet; madje na thërret në emër, duke na zbuluar në këtë mënyrë se sa shumë ai na njeh dhe na do, sepse njohja dhe dashuria shkojnë së bashku; edhe ne e thërrasim në emër, duke bërë që ky emër të tingëllojë në asambletë tona, sepse emrin i tij është “emri që është mbi çdo emër” (Fil 2, 9). Dhe çdo ditë ai, i Ngjalluri, na jepet neve në formën e bukës dhe të verës eukaristike, sepse dashuria e tij për ne nuk është vetëm “me fjalë”, por konkrete: nuk mjaftohet që të na bëjë “ta ndiejmë” Fjalën e Tij, por dëshiron edhe që të jetojë me ne një bashkim të thellë, që ne e quajmë “bashkësi”. Dhe, si të mos mjaftonte, na mbush me Shpirtin e Vet që gjallëron të gjitha veprimet tona.

Këtë gjë bëjmë ne si Kishë çdo ditë! Ka vetëm një problem: sa kjo e vepruar kishtare është edhe e vepruar e çdo besimtari? Duhet ta bëjmë këtë pyetje, të dashur vëllezër e motra! Kjo pyetje është thelbësore për jetën tonë të fesë. Pasi, nëse nuk është kështu, përvoja jonë e të Ngjallurit nuk do të ishte e plotë.

Marisë Magdalenë i jepet edhe një detyrë e rëndësishme: t’ua kumtojë të Ngjallurin vëllezërve të vet dhe motrave të veta; po edhe neve Jezusi na jep detyrën për të shpallur i Gjall.

Të dashur, mos u lodhim në të qenurit tonë misionarë të Ngjallurit, le të themi dhe ia tregojmë të tjerëve fuqinë e emrit të tij që shëron, fal e shpëton.

Vëllezër dhe motra, është e vërtetë, jetojmë një moment të vështirë, të gjithë e ndiejnë vështirësinë për të jetuar që, ndonjëherë, i ngjan një lufte për mbijetesë. Le të mos skurajohemi: të shikojmë gjithka që kemi bërë në këto vite,të vlersojmë ecjen që kemi bërë deri tani me shumë sakrifica. Secili prej nesh, sot, të bejë pjesën e vet…e ardhmja është edhe në duart të secilit, perveç të Zotit.

Për këtë arsye, ju uroj të gjithëve ju, katolikë, ortodoksë e krishterë, që të dini ta mikpritni kumtimin e Emrit të Jezusit të Ngjallur: Ai na shpëtoftë dhe e liroftë Shqipërinë tonë prej padrejtësive, prej mendjemadhësisë, prej etjes për pushtet dhe zotërim, pasi këto gjëra shkaktojnë urrejtje, hakmarrje dhe vrasje. Ai na dhaftë guximin e nevojshëm për të fituar mbi çdo formë egoizmi, forcën për t’u angazhuar për të mirën e përbashkët në krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të vëmendshme ndaj nevojave të më nevojtarëve dhe na dhaftë gëzimin e brendshëm e të thellë për të qenë qytetarë aktivë, të ndershëm dhe guximshëm për rindërtimin shpirtëror, moral, kulturol dhe ekonomik të Atdheut tonë të dashur.

Përshumëvjet Pashkën të gjithëve.


        
 
Next Post

Blofi i Lulzim Bashës për pengimin e zgjedhjeve: Ja çfarë parashikon ligji!

Nikolla i "djegur" bën një zbulim të ri paranojak: Partia e re e Rudinës u themelua në zyrën e Ramës

Evakuohen udhëtarët në Portin e Durrsit: Ja çfarë ndodhi!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In