• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Meta-Berisha ëndërrojnë! Varin shpresat tek rikthimi i Trump president për të dalë nga lista e zezë dhe për t’i shpëtuar drejtësisë! Fusin në lojë Richard Grennell

November 8, 2021
in Aktualitet, Debat
        
 

Ilir Meta dhe Sali Berisha duket se kanë varur shpresat tek rikthimi i Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë për të dalë nga lista e zezë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me zgjedhjen e Joe Biden si president i SHBA, ish-kryeministri Berisha dhe familja e tij u shpallën “non grata” në 19 maj të këtij viti, ndërkohë që presidenti Meta u përplas publikisht me ambasadoren amerikanë në Tiranë, Yuri Kim.

Nisur nga të gjitha këto zhvillime, sinjalet janë se demokratët nuk mbështesin politikën e dyshes Meta-Basha dhe për këtë arsye këta të fundit i kanë varur shpresat tek rikthimi i republikanëve në pushtet.

Sinjalet e dhëna

Ajo që vihet re është fakti se kreu i shtetit dhe ish-lideri demokrat, kanë futur mik ish-ambasadorin amerikan në Gjermani dhe të dërguarin e administratës amerikane në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, diplomatin Richard Grenell për të fituar simpatinë e ish-presidentit Donald Trump.

Ky i fundit ka vlerësuar këtë fundjave diplomatin Grenell me çmimin “Game Changer” (njeriu që ndryshon lojën), si bashkëpunëtorin e tij të shkëlqyer, njeri me guxim të madh dhe një zëdhënës i mirë për të gjithë amerikanët, ndërsa media pranë Berishës e kanë promovuar tej mase këtë lajm. Sipas tyre, kjo deklaratë e Trump vjen në një moment kur janë shtuar zërat se ai do të kandidojë sërish në garën për President të SHBA-ve në vitin 2024.

Po ashtu mediat e Metës dhe Berishës janë shprehur dje se sondazhet e fundit japin një epërsi të Trump kundrejt Joe Biden, me 2 pikë më shumë. Pra duket se Meta-Berisha po luten që Trump të rikandidojë dhe të fitojë në zgjedhje. Pra, këto lëvizje tregojnë se binomi Berisha-Meta ia kanë besuar negociatat diplomatit Grenell, në mënyrë që ky i fundit të lobojë pranë ish-presidentit Trump, që në rast se ai vjen në krye të Shtëpisë së Bardhe, të zhbëjë vendimin e shpalljes “non grata” për ish-kryeministrin nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe heq emrin e presidentit shqiptar nga lista e zezë e SHBA.

Madje, fakti që tregon se Grenell është një mik i dyshes Meta-Berisha, shihet qartë edhe në lëvizjet dhe deklaratat e bëra kohët e fundit nga ish-ambasadori amerikan në Berlin. Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Grenell erdhi për një vizitë në Shqipëri, ndërsa takoi presidentin Meta dhe sulmoi shefin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen person i padëshiruar për ish-kreun e Partisë Demokratike. Ndërkohë dje i ka dalë në krah Berishës.

Sulmet e Grenell ndaj Blinken

Ish i dërguari i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell e ka kritikuar ashpër edhe këtë fundjave Sekretarin e Shtetit Antony Blinken pas vendimit për shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha “non grata”. Në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, teksa analizon marrëdhënien e Blinken me manjatin George Soros, Grenell e konsideron vendimin e Blinken si ndërhyrje në politikën shqiptare, ndërsa akuzon DASH se nuk ka asnjë provë për Sali Berishën.

Madje, Grenell thekson se mbështetja financiare që Soros i jep Blinken dhe familjes së tij, përkthehet nga ky i fundit në sanksione që ndalojnë udhëtimet drejt SHBA të kundërshtarëve të manjatit amerikan, sikundër është zoti Berisha./ Rigels Seliman


        
 
Next Post

Juristi Romeo Kara publikon dokumentin: Një urim për 8 Nëntorin shokut Sali! E pati me shumë merak...

Presidenti Vuçiç i përgjigjet 'flakë për flakë' letrës së kongresistëve amerikanë: S'kam prona jashtë vendit

Një fotografi që i shpjegon të gjitha

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In