• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Meta jashtë loje: Arta Vorpsi zgjidhet automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese

November 8, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar për të zgjedhur anëtarin e radhës së Gjykatës Kushtetuese, mes një liste të dytë me tre emra të renditur sipas meritave nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Dita e sotme ishte afati i fundit, brenda të cilit kreu i shtetit mund të zgjidhte anëtarin e radhës së Gjykatës Kushtetuese, pas emërimit të Besnik Muçit, i cili nuk i ka mbyllur ende llogaritë me Vetingun. Me refuzimin e Presidentit Meta, pavarësisht pretendimeve të tij, ditën e nesërme në 8 nëntor, Arta Vorpsi zgjidhet automatikisht anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese, duke e çuar në tre numrin e anëtarëve në këtë gjykatë.

Në datë 08.10.2019, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar Ilir Metës dy lista me nga tre kandidatët, për dy vende vakante të shpallura nga Presidenti në Gjykatën Kushtetuese, përkatësisht në datat 07.02.2018 dhe 04.03.2019. Lista e parë përbëhej nga Arta Vorpsi 89,624 pikë; Elsa Toska 85, 428 pikë dhe Besnik Muçi 81,928 pikë. Meta zgjodhi të fundit, Besnik Muçin, i cili nuk e ka kaluar Vetingun dhe që rrezikon të shkarkohet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Lista e dytë përbëhej Arta Vorpsi 89,642 pikë; Fiona Papajorgji 88,785 pikë dhe Elsa Toska me 85, 428 pikë. Meta nuk ka emëruar njërin nga tre emrat e listës së dytë, me pretendimin se anëtari i radhës i Kushtetueses duhet të emërohet nga Kuvendi. Kuvendi ka afat deri në mesin e muajit nëntor, pasi KED i ka përcjellë Kuvendit listën për një tjetër vend vakant për në Kushtetueses, më vonë.

Ndërkaq, pika 4 e nenit 7/b të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, i ndryshuar në vitin 2016, parashikon që “Presidenti brenda 30 ditëve nga marrja e listës prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi emëron gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës. Dekreti i emërimit shpallet i shoqëruar me arsyet e përzgjedhjes së kandidatit. Nëse Presidenti nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar”.

Ligji nuk i jep asnjë kompetencë Presidentit të bëjë interpretime apo letra për këtë çështje, por thjeshtë i cakton një fat, brenda të cilit duhet të bëjë emërimin, në të kundërt kandidati i parë i renditur në listë, zgjidhet automatikisht.

Në letrën e tij, drejtuar institucioneve, Meta hedh akuza në adresë të kreu të KED, i cili sipas Presidentit “Siç del qartë nga informacioni i përcjellë nga KED-ja, rezulton se Kryetari i KED-së, në të njëjtën datë 08.10.2019, ka realizuar procesin administrativ të dërgimit të listave pranë Presidentit të Republikës për plotësimin e 2 (dy) vakancave njëherazi. Nuk rezulton që KED-ja, në mënyrë kolegjiale, të ketë marrë ndonjë vendim për mënyrën dhe kohën e dërgimit të listave pranë organeve të emërtesës, por ky veprim administrativ është kryer nga Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili sipas nenit 226 pika 2/e, të ligjit nr. 115/2016, ka si funksion vetëm të nënshkruajë aktet e verifikimit, vlerësimit dhe të renditjes dhe t’ia përcjellë ato organit të emërtesës”.

Kreu i KED është Ardian Dvorani, anëtari i vetëm i Gjykatës së Lartë që i shpëtoi Vetingut. Rastësi apo jo, Dvorani ka qenë pjesë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në janar të vitit 2012, i cili gjykoi dosjen në ngarkim të Ilir Metës. Ky i fundit akuzohej për korrupsion aktiv nga Prokuroria, e cila kërkonte dënimin me dy vjet burg. Ardian Dvorani ishte i vetmi anëtar i Kolegjit Penal, i cili votoi kundër pafajësisë së Metës. /Adriatik Doci/Shqiptarja.com


        
 
Next Post

Si u pasurua Ndoja?! Nga i pastrehë dhe pedagog tek 'Kristali' në pronar i 23 shtëpive, dy lokaleve dhe disa garazheve!

Banorët e Astirit bëjnë për spital shefin e SPZ dhe punonjësin e IKMT! Balliu i Fahriut merr rolin e "babait" të... Astirit: Duam dialog!

Lotët e shokut të Gjinit dhe Alaudinit, gjyqtarit Artur Kalaja para Komisionit të Vetingut nuk prekin askënd

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In