Ilir meta ka sulmuar me tone të ashpra ndërkombëtarët. Në një deklaratë për median duke iu drejtuar ambasadorëve Meta tha se mos të tallen me ne, së çështjet sipas tij duhet që t’i zgjidhim vetë si burra shteti. Midis fjalive të pakuptimta të thëna në jerm, Meta i atashoi ndërkombëtarët si “sejmen” të Edi Ramës, çka nuk i bënë sens asnjërit veç tij dhe fallxhores.
“Mos u tallni me kushtetutën tonë. Çështjet duhet të zgjidhim vetë si burra shteti, po nxisni sherre.
Ftoj Ramën të tregohet serioz e i përgjegjshëm dhe të huajt të mos bëhen qesharakë të mos tallen me kushtetutën tonë, u tallën në 2008 me kushtetutën tonë e keni harruar kur i mbanin mison Edit dhe doktorin, një nga ata është prapë ambasador sot këtu, diskuton për dekretin e presidentit, hallin e Idajetit.
Duhet të bëhemi popull serioz, partner të denjë e konstruktiv, të zgjidhim çështjet si burra shteti të heqim dorë nga loja e ambasadave, kështu bënë edhe me reformën në drejtësi.
Tufë intrigantësh vendas e ndërkombëtarësh ngatërronin dynjanë edhe Lulin, e zgjidha unë për një natë, i thirra u zgjidh, kush nuk erdhi në takim vetëm Edi, nëse do takim me prindër ai ti marrë amerikanët, këtu jam unë.
Nëse nuk vijnë se nuk janë këtu por diku tjetër të ikim, vizën ma jep Edi nuk kamë nevojë të vete në ambasadë.
Gjithë jeta ime janë tre gjëra, demokracia e panegociueshme, çdo shqiptar të vendosë për të ardhmen e vet, e dyta, integrimi evropian i vendit, faktor stabiliteti në rajon, kush e do koloni dhe bazë të krimit të organizuar, një Kolumbi, mua do të më kenë kundër, jo si president, por si Ilir Meta”– tha Meta duke iu drejtuar ndërkombëtarëve.