Ilir Meta duke shpërndarë një shkrim në lidhje me çështjen e inceneratorëve, ka bërë thirrje që të hetohen nga drejtësia abuzimet.
Shkrimi thekson se “tarifa e inceneratorit të Sharrës, rrezikon falimentimin e atij të Durrësit”, dhe për këtë Meta shkruan se qyteti bregdetar është i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake.
Më tej Meta kërkon që të ndëshkohen që të gjithë përgjegjësit për shpërdorimin e milionave euro.
“Durrësi i martirizuar dhe plot halle nga tërmeti është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake.
Transparenca, hetimi i thelluar dhe ndëshkimi nga drejtësia i përgjegjësve për shpërdorimin e milionave euro të taksave të qytetarëve të Durrësit është zgjidhja e vetme”-shkruan Meta.
Me sa duket, edhe Ilir Meta kërkon të bëhet “faktor” në Durrës, qytet që këto kohët e fundit u kthye në epiqendër të politikës, pas një aludimi të Ramës, se do të kandidonte aty për deputet.
Gjë që më pas u mohua, ndërsa menjëherë Berisha “caktoi” Lulzim Bashën kandidat në Durrës.