Ministri i Jashtëm në detyre, Gent Cakaj u pyet në studion e “Opinion” për qëndrimin e Ilir Metës, i cili sulmoi Ambasadën Amerikane përmes Ylli Manjanit.Cakaj refuzoi të komentonte qëndrimin e Metës, duke u shprehur se nuk i takon të bëjë interpretin e presidentit, ndërsa u shpreh se zgjedhjet e 30 qershorit kanë vlerë të trefishtë.
“Për presidentin unë mund t’ju bëj elaborimin kushtetues. Çështja e komenteve të tjera nuk më takon mua. Zgjedhjet e 30 qershorit kanë vlerë të trefishtë.
SHBA konformon se ata duhet të ushtrojnë mandatet e tyre në përputhje me normat kushtetuese.
Faktori i dytë, ndërkombëtarisht prej vlerësimit të OSBE/ODIHR dhe SHBA, konfirmojnë qartë se zgjedhjet kanë qenë demokratike.
Faktori i tretë, mbarëvajtja e zgjedhjeve”, u shpreh Cakaj duke shtuar se procesi i votimit dhe numërimit ka qenë i rregullt.
Ndaj sipas tij, mbështetur në këto tre faktorë, zgjedhjet kanë qenë demokratike.