• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Migjeni: Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun

November 3, 2024
in Aktualitet
        
 

Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun, nga Migjeni

Një alternativë me dy ftyra, siç janë të gjitha alternativat. Tue u krue mbas veshi, rri njeriu përpara alternativës; dy ftyra – mbrapa nji ftyre asht Sokrati i vuejtun me rropatmet e veta e mbrapa së dytës ashte derri i kënaqun me trup të rrumbullakët të vetin.

Te Sokrati nuk ke çka shef: dy sytë të tretun në rrashtë, disa shkarravina të palexueshme dhe një trup me do gjymtyrë të zhgatrrueme e pa asnjë vijë harmonike; e te derri ke çka shef: at frotë të kombinuese mbas rregullave strikt estetike, – e sidomos që të kënaqë synin – aj trup i majun e i shndoshë e me andje zhigatuni, dhe në fund ai bisht i përculluem në flakën e bukurisë hyjnore. Rri njeriu përpara kësaj alternative tue u krue gjithnji mbas veshi, ku e ha dyshimi – se nuk di se ç’ftyrë të zgjedhi.
Por, falemi Perëndisë! Praktik ashtu siç e ka dhanë natyra, në fund të fundit njeriu dijti me zgjedhë. Edhe dijti me zgjedhë fare mirë; aq mirë sa edhe krijesat e planeteve të tjerë, dhe ma të përparuem se njeriu, ja patën lakmi. Vetë Perëndia, tue i ra kokës me dorë, tha se nxënësi e kaloi mësuesin, dhe shumë-shumë u pendue se ç’shkathtësi i dhe njeriut. Njeriut iu shtue vullneti për tu praktikue në shkathtësi. – E dikush dikur tha: “Nuk mundet me kenë shërbëtori ma i madh se zotnia e tij, as nxanësi ma i madh se mësuesi i tij.” O vall! Ç’ironi groteske.
Por a e dini se ku qëndron eureka (e gjeta!) e njeriut?
Ç’bani njeriu me alternativën? – (Ha fort’ e qerrata duel njeriu). Sokrati kursesi nuk iu pëlqente, – por as derr nuk munb t’u bate që ta merrte ftyrën e tij. Derr! Vërtet se asht i lakmueshëm derri, por, sadokudo, do të ruhet dinjiteti njerzuer përpara botës – edhe se mikroskopike në pikëpamje të tolerancës morale. Atëhere, në këtë pezullim të njeriut, u zgjua në të ajo gja që nuk asht prej kësaj bote, ajo gjasend q’i thonë pjesa qiellore, hyjnore, perendore e kuj dij ma … u zgjue – edhe njeriu u ba batakçi. Ndroi ftyrat: ftyrën e derrit ja vu Sokratit, e ftyrën e Sokratit ja vu derrit e në këtë të mbramin u mushniue vetë. Muer ftyrën e Sokratit të vuejtun – por vetëm ftyrën – e pjesën e mbrame ja muer krejt derrit. De iure u ba Sokrat, e de facto ishte derr. Mbet Sokrati i vuejtun me ftyrën e derrit – dhe mbet të vuejë edhe mbas vdekjes së vet. (Edhe këtu asht tragjedia e Sokratistëvet dhe nji arësye se njeriu zgjodhi të bahet derr). E njeriut – pos në skenë – nuk ja kënde tragjedinë. Thashë se de iure u ba njeriu Sokrat, por de facto ishte derr. Krijesat nuk mund ta njofin se asht derr dhe e nderojnë si një Sokrat. Por ka i herë njeriu nuk mund të mshehi cilsinat e derrit dhe na paraqitet ashtu siç asht.
Kështu njeriu kalon nëpër shekuj. Në vend që të naltsohet ndër sfera të kullueta e të shklasi prej hyllit në hyll me hapa përparimi – njeriu poshtnohet e bahet derr dhe Sokratin e dëbon të fyem, tuj ja vu maskën e derrit.
Q’ashtu njeriu ja luejti lojën. Kujt? Vehtes, vehtes! – bërtet morali prej mërgimit./ ObserverKult


        
 
Next Post

VIDEOLAJM/ Me flamuj kuqezi dhe këngë, shqiptarët në Selanik! Ja si e pritën kryeministrin Rama

Edi Rama nga Selaniku: Vorio Epiri ka vdekur! Këto ditë më kërcënuan, janë fosile! Dua votën tuaj, ta integrojmë Shqipërinë në BE brënda dekadës!

Rama prezanton mësuesit e parë shqiptarë në Selanik! Do i'u mësojnë gjuhën amtare fëmijëve tuaj!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In