• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Ministri i Jashtëm iranian “shpërthen” ndaj homologut amerikan: Klloun arrogant, ka nisur fundi i pranisë malinje të SHBA-së në Azinë Perëndimore

January 5, 2020
in Bota
        
 

Ministri i Jashtëm iranian Mohamed Jawad Zarif ofendoi homologun amerikan Mike Pompeo duke e quajtur atë “klloun arrogant”, referuar komenteve të tij se irakianët “vallëzuan” në rrugë nga gëzimi pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qassem Soleimani.

Zarif deklaroi se “fundi i pranisë malinje të SHBA ka filluar në Azinë Perëndimore”.

“24 orë më parë, një klloun arrogant, i maskuar si diplomat, pretendonte se njerëzit po vallëzonin në qytetet e Irakut,’ pohoi Zarif të shtunën.

“Sot, qindra mijëra vëllezër dhe motra tanë krenarë irakienë i ofruan përgjigjen e duhur në të gjithë territorin. Ka nisur fundi i pranisë malinje të SHBA në Azinë Perëndimore ‘.

Pompeo ngarkoi në llogarinë e tij në Twitter një video prej 22 sekondash që përshkruante protestuesit irakenë në rrugë. Videon e shoqëroi me titullin “Irakianët duke kërcyer në rrugën drejt lirisë; mirënjohës që gjeneral Suleimani nuk ekziston më.”

Mijëra vetë, mes tyre dhe Kryeministri i Irakut Adel Abdel Mahdi, morën pjesë të shtunën në ceremoninë e varrimit të gjeneralit iranian Qassem Soleimani, komandantit të lartë irakian Abu Mahdi al-Muhandis si dhe tetë udhëheqësve të tjerë ushtarakë irakian, të cilët u vranë të premten nga një sulm ajror amerikan.

Objektiv i sulmit ishte gjenerali iranian Soleimani.

Presidenti Donald Trump tha se ai e pati urdhëruar sulmin për të ndaluar një sulm të afërt që Soleimani kishte planifikuar të kryente ndaj amerikanëve në rajon.

Shumë nga personat që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të së shtunës ishin veshur me të zeza dhe mbanin flamuj irakianë e të militantëve të mbështetur nga Irani. Disa prej tyre thërrisnin “vdekje Amerikës”.

Irani ka premtuar se do të hakmerret lidhur me vrasjen e gjeneralit, çfarë ka nxitur thirrjet për vetëpërmbajtje nga udhëheqësit botërorë, të cilët i druhen shpërthimit të luftës në rajon.

Presidenti Trump tha se ai e urdhëroi sulmin që të ndalonte një luftë dhe jo për të niste një të tillë, siç u shpreh ai.

Uashingtoni ka mbyllur ambasadën në Bagdad dhe ka urdhëruar qytetarët amerikanë të largohen nga vendi.


        
 
Next Post

Korça përfshihet nga dëbora, drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes!

Mesazhi i fortë i Ramës që në mëngjes: "Shoku më i mirë është Zoti"!

Demokratët dhe republikanët të ndarë mbi sulmin ajror

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In