Ministri Pandeli Majko paralajmëron zhvillime të reja në politikë.
Ai la të nënkuptohet se nuk mund të shkohet në zgjedhje kur të gjitha bashkitë e vendit i ka njëra parti, ndërsa theksoi se së shpejti do të ketë zhvillime, “diku me zhurmë e diku pa zhurmë”.
“Si mund të shkohet në zgjedhje me të gjitha bashkitë. PD ka vetëm Shkodrën por nuk merret pushteti vetem me një bashki. Madje atje vetëm kryetaren ka. Ndaj them se do ketë zhvillime. Jo vetëm covid, covid, covid. Do ketë ngjarje diku me zhurmë diku pa zhurmë. Do ketë ndryshime”, tha Majko në News24.