• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ministria e Mjedisi pergenjeshtron mashtrimet e POLITICO-s: Për Zvërnecin nuk ka projekt të miratuar, çdo zhvillim do të kalojë në vlerësim mjedisor

June 7, 2026
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Agjencia për Media dhe Informim dhe Ministria e Mjedisit kanë reaguar pas raportimit të POLITICO-s mbi shqetësimet e Komisionit Europian për projektin turistik në zonën e Zvërnecit, duke sqaruar se aktualisht nuk ekziston një projekt përfundimtar i miratuar dhe nuk ka asnjë projekt në ndërtim.

Në reagimin zyrtar thuhet se gjatë një takimi online të zhvilluar më 26 maj me përfaqësues të Komisionit Europian, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, e ka informuar Komisionin se çdo projekt i mundshëm zhvillimi do t’i nënshtrohet një vlerësimi të plotë dhe të përgjegjshëm të ndikimit në mjedis, me transparencë dhe konsultim publik.

Sqarimi vjen pasi POLITICO raportoi se Brukseli po ndjek me vëmendje tensionet në Shqipëri dhe ka paralajmëruar autoritetet shqiptare të shmangin çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në procesin e integrimit europian, veçanërisht në raport me Kapitullin 27 për mjedisin dhe ndryshimet klimatike.

Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar ndaj procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe ndaj detyrimit për përafrimin e plotë të legjislacionit mjedisor me atë të BE-së. Në reagim theksohet se qeveria është e vendosur të respektojë dhe zbatojë këto detyrime, përfshirë standardet që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe konsultimin publik.

Debati për projektin në Zvërnec ka marrë vëmendje të gjerë publike pas protestave të ditëve të fundit, ku qytetarë dhe aktivistë kanë kërkuar anulimin e projektit, duke ngritur shqetësime për ndikimin e mundshëm në mjedis në zonën e Vjosë-Nartës. Qeveria, nga ana tjetër, këmbëngul se ende nuk ka një projekt përfundimtar të miratuar dhe se çdo zhvillim do të kalojë përmes procedurave ligjore dhe vlerësimeve mjedisore.


        
 
Next Post

Berisha nuk shkon në protestë si opozitë e bukur, por si opozitë e madhe

Rama publikon komentet me gjuhë urrejtje në rrjetet sociale dhe ironizon protestuesit: Kur mblidheni ju, kjo është ‘Shqipëria e Re’! Kur mblidhen të tjerët, ju shani e ofendoni

Tragjike/ Ndërron jetë në aksident Fatjon Bunjaku, futbollisti i AF Elbasanit vetëm 22 vjeç!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In