Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 14 pacientë të infektuar me Covid 19, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk ka arritur të fitojnë betejën me sëmundjen prof. Mihal Kërçi, mjeku i njohur anestezist, i cili ka patur një kontribut të çmuar në mjekësinë shqiptare.
Po ashtu, nanë humbur jetën edhe 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Divjaka, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 43-83 vjeç.
Ndërsa sa i përket shifrave të infektimeve Covid, Shqipëria po paraqet javët e fundit një qëndrueshmëri në infektime me vlera pak a shumë të njëjta.
Në njoftimin zyrtar, Ministria e Shëndetësisë raporton se janë regjistruar 788 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit. Janë kryer 2501 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 788 qytetarë.