• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Mjaft është mjaft!

14/11/2026
in Blog
        
 

Nga Edmond Spaho

Kjo nuk është protestë studentore.

Ju jeni halabakë që digjni dhe i bëni dëm Shqipërisë.

Shkatërruat Tiranën, dogjët biznese, dëmtuat rrugët, semaforët, ndarëset e trotuareve, dogjët banka e institucione.

Kjo është ajo që ofroni ju? Një Tiranë që duket sikur e kanë sulmuar fiset hunë?

Përse digjni e shkatërroni, more të pafe? Ato nuk janë prona të Edi Ramës. Ato janë pronat tona dhe ju, duke djegur dhe shkatërruar, po na dëmtoni ne qytetarëve.

Si mund t’ju besojmë ne juve dhe t’ju mbështesim, kur e vetmja alternativë juaja është shkatërrimi i vendit?

Ju nuk jeni e ardhmja. Ju jeni e shkuara. Ju jeni si fundërrinat e PPSH-së që dogjën Shqipërinë para se të dorëzonin pushtetin në vitin 1990.

Ju nuk keni këllqe ta rrëzoni Edi Ramën, prandaj, për hakmarrje, digjni e shkatërroni pronën e qytetarëve.

Ju e meritoni policinë mbi kurriz, sepse jeni vandalë.

Policia pak po bën. Ajo e ka për detyrë të na mbrojë ne nga ju dhe këtë nuk po e bën ashtu siç duhet.

Prandaj nuk do të keni kurrë mbështetjen e qytetarëve, sepse ne jemi lodhur me 35 vjet djegie e shkatërrim.

Ju nuk ju mbështet asnjë partner ndërkombëtar, sepse askush në Evropë e më gjerë nuk do që forca të diktojë zhvillimet politike në vend.

Turp për ato media dhe analistë që, si qen sulmi, ju nxisin ju çdo natë të digjni, sulmoni e shkatërroni pronën e përbashkët, të ngritur me djersën dhe taksat tona.

Protesta u bënë për dy vjet në Beograd, por studentët atje nuk dogjën asnjë kosh mbeturinash, sepse student do të thotë emisar i një të ardhmeje më të mirë për shoqërinë dhe jo të shkatërrosh atë që kanë ngritur prindërit e tu.

Prandaj protesta juaj po jep shpirt dhe ka mbetur me një grup rrugaçësh që vetëquhen studentë.

Ju mund të krijoni forcë të re politike, por do të merrni një grusht të fortë nga qytetarët shqiptarë në zgjedhjet e 9 majit, sepse ne nuk duam dhunë, nuk duam shkatërrim. Ne duam një qytet normal, ku ndërrimi i pushtetit të bëhet sipas rregullave të demokracisë.


        
 
Next Post

Tani agjentët gjermanë kanë të drejtë të hyjnë fshehurazi në banesa: Çfarë u lejohet shërbimeve sekrete në të ardhmen?

S'ka fitues në Prishtinë: Kosova ndan pikët me Izraelin! Luftë me Irlandën për vendin e dytë

Pasi nuk arriti t'iu a fuste protestuesve me Nokën, Berisha heq dorë nga protestat kombëtare: I rikthehet bashkëbisedimin virtual me qytetarët

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved