Moderatorja Saranda Hoda, e cila njihet për sharmin dhe elegancën e saj ka treguar një tjetër anë të jetës që ka kaluar. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5’, Hoda rrëfeu se si ndihej për faktin që nëna e braktisi sapo lindi.
E njohur ndryshe si Sasa, mdoeratorja tregoi se e ka vujtuar mungesën e nënës biologjike por sot është e lumtur që nuk është me të.
“Jeta nuk ka qenë e mirë me mua asnjëherë me thënë të drejtën. Që në momentin kur kam ardhur në jetë, si një fëmijë i padëshiruar, jashtëmartesor,” tha Saranda, e cila shtoi faktin se e ëma e kishte braktisur pasi kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me babain e saj.
“Ata vendosën të më braktisnin, më lanë të jetoja tek shtëpia e gjyshes dhe e gjyshit. Unë u rrita me vëllain, motrën dhe njerkën që kisha në shtëpi, së cilës nuk i them dot as njerkë, pasi për 17 vite kam besuar që ishte nëna ime,”– deklaroi ajo.
Saranda tregoi më tej momentin kur kishte marrë vesh se cila ishte nëna e saj e vërtetë.
“Më mori ajo. Më tha: Saranda unë jam nëna jote. Isha 18 vjeçe në atë kohë, por edhe pse u tensionova nuk e ofendova. Megjthatë i thashë: Si mund të jesh nëna ime, kur ti më ke braktisur? Por më pas mendova se duhet ta ketë pasur një arsye. Dhe tani them se kjo histori do mbetet gjithmonë mes dy personave, nuk i kam pyetur më as mamin as babin pse më kanë brakisur,” u shpreh ajo.
Moderaotrja tashmë është zhvendosur në Gjermnai. Ajo trgoi se është takuar disa herë me nënën e saj biologjike, por është e lumtur që s’është bashkuar me të, pasi e përshkruan një njeri të ftohtë.
Sasa lu ftoi pak kohë më parë me një sëmudje të rrallë, të njohur si Haemangioma, rritja e pakontrolluar e venave. Kjo është një sëmundje që e kanë vetëm 16 persona në botë.