• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Monika në aksion për të shpëtuar burrin nga shkarkimi: Kërkon shkarkim në Kushtetuese të deputetëve që i zëvendësuan

January 12, 2020
in Aktualitet, Debat
        
 

Zbardhet strategjia e Lëvizjes Socialiste për Integrim me padinë në Kushtetuese për djegien e mandateve. Në shkurt të vitit që lamë pas, Partia Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës dogjën mandatet e deputetëve, në shenjë revolte ndaj politikave radikale të ndjekura nga mazhoranca qeverisëse, ndërsa nisën edhe protesta kundër qeverisë “Rama”. Por djegia e mandateve dhe protestat, duket se rezultuan flluskë sapuni, pasi qeveria nuk u rrëzua, ndërkohë që edhe kërkesa e opozitës për zgjedhje të parakohshme nuk duket në horizont.

Në këto kushte, gazeta ka mësuar se LSI jo vetëm që është penduar për djegien e mandateve, por është duke pritur bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese me të paktën 6 anëtarë, në mënyrë që t’i drejtohet për të kërkuar interpretimin e djegies së mandateve nga ana e deputetëve të opozitës. Mësohet se Kryemadhi dhe zyrtarë të lartë të kësaj partie do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar nga ajo që të mos njohë deputetët e rinj të opozitës dhe rikthimin e mandatave me justifikimin se Kuvendi shkeli procedurat, kur plotësoi vakancat e lëna për shkak të djegies së mandateve në bllok të deputetëve të LSI. Madje, sipas informacioneve, një nga pikat që Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbrojë rikthimin e mandateve është mos thirrja nga ana e Kuvendit në Këshillin e Legjislacionit të të gjithë deputetëve që dogjën mandatet.

Synohet të shmanget shkarkimi i Metës

Por padia që LSI pritet ta dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese, nuk ka si qëllimi rikthimin në Kuvendin e Shqipërisë së deputetëve që hoqën dorë nga të qenit ligjvënës. Gazeta ka mësuar se strategjia e Lëvizjes Socialiste për Integrim me padinë në Kushtetuese, ka si qëllim nxjerrjen jashtë loje të opozitë së re për të shmangur shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra. Kur opozita dogji mandatet një vit më parë, vendin e tyre e zunë deputetët e listave pasardhëse sa i takon zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, duke e çuar në 122 numrin në total të deputetëve që ka aktualisht Parlamenti.

Ky i fundit sipas Kushtetutës duhet të ketë 140 deputetë, por aktualisht i mungojnë 18 deputetë pas shterimit të listave të opozitës për plotësimin e vendeve vakante. Kështu që, duke qenë se shkarkimi i kreu të shtetit kërkon 94 vota në Kuvend, të cilat mazhoranca e vetme nuk i ka, por i plotëson me ndihmën e opozitës së re, LSI synon rikthimin e mandateve, ku si argument për të mbrojtur kërkesën e saj do të përdorë mënyrën se si i përfituan mandatet deputetët e rinj. Kjo do të thotë se nëse Gjykata Kushtetues i jep të drejtë Lëvizjes Socialiste për Integrim, numri i deputetëve në Kuvend mbetet 82, çka e bën të pavlerë shkarkimin e presidentit Meta nga detyra, në qoftë se ai është shkarkuar pa folur Kushtetuesja për padinë e LSI.

Ndërkohë, nëse Gjykata Kushtetuese flet dhe i jep të drejtë Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke i rikthyer mandatet opozitës pa shkuar raporti i komisionit hetimor në Kuvend, shkarkimi i Metës nga detyra bëhet i pamundur, pasi duhen 94 vota. Thënë troç, sipas informacioneve LSI kërkon rikthimin e mandateve vetëm për të nxjerrë jashtë loje opozitën e re, në mënyrë që të shmangë shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra dhe jo rikthimin e saj në Parlament. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.


        
 
Next Post

Paketa anti "KÇK" do jetë gati shumë shpejt: Ja kush do jenë 4 njësitë e posaçme në Policinë e Shtetit që do luftojnë korrupsionin

Instituti Studimeve Politike i financuar nga Soros zbardh studimin për deputetët armiq brenda PS: Kush janë të mërziturit me Ramën?!

Gjykata Kushtetuese rrezikon të shkojë sërish drejt ngërçit: Të njëjtët emra shfaqin interes për 3 vendet vakante?! Zbardhet lista

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In