Nga Besi Bekteshi
Mbas delirit si mendimin politik me mos futjen në burg të Nanos se kishte bërë burg përpara Berisha interpreton demokracinë sipas filozofisë së “Shkollës Viçidoliane” dhe thotë se: Mendoj se me një mandat të ri Sali Berisha do i bëjë shqiptarët të harrojnë Berishën e mandatit të dytë.
Një mandat i ri, do rivendosë liritë dhe të drejtat e tyre dhe krahas kësaj, do ketë ndryshime substanciale në ekonominë e tyre. Fantastike!! Supozohet se në moshën 81 vjeçare të doktorit shqiptarët do të rifitojnë liritë dhe të drejtat e tyre dhe do kenë ndryshime thelbësore ekonomike! Bukur shumë! Absolutisht bukur, për kë njeh teorinë e truve të gomarit si “folknarrative” e ardhur në kohë dhe që ka vlera madhështore dhe sot për një pjesë të shoqërisë “folkulturore” të Shqipërisë! Gjithsesi!
Doktor Berisha, nuk ka pse shqetësohet për afësinë e shqiptarëve për të harruar! Shqiptarët në përgjithësi harrojnë, jo vetëm të mirën, por sidomos të keqen! Asaj të keqe që realisht ju ka ngrënë shpirtin dhe paratë! Mos u shqetëso doktor, sepse shqiptarët nuk do harrojnë mandatin e dytë që e more mbasi harruan mandatin e parë tëndin!
Harruan se i “zgërlaqe në dru” në vitin 1996-të parpara kutive të votimit! Shqiptarët harruan se lejove që të ngrihet kapitalizmi jot “Piramidë” që pastaj derrbederrët djathtas majtas, ti ”zgërdhinin” duke ju marrë paratë shtëpiat dhe pronat! Kanë harruan masakrat e vitit 1997-të dhe të vdekurit nga plumbat qorr nën qeverisjen tënde “doktor bardha”! Harruan si plasi gati lufta civile dhe ti zgjidheshe president i vendit në flakë!
Harruan si fute në burg Nanon si kundështar politik dhe pse hajdutiritë e partisë tënde, ishin më të mëdha. Harruan thyerjet e embargos! Harruan djegiet e gazetave dhe ka harruar dhe Rama drurin (rrahjet nga berishkët) prej teje, dru i cili e bëri pastaj të famshmëm politikisht! Kur dhe Rama i harron këto çfarë pret? I harruan të gjitha! Harruan dhe grushtin e shtetit në 1998-tën! Harruan si sulmove shtetin me armë! Nuk harruan vetëm shqiptarët, por dhe ndërkombëtarët!
Shqiptarët i harruan të gjitha dhe të sollën në pushtet dhe mbas një palaçolleku të Nanos me PS-në, palaçollek të cilën ti ja shpërbleve, duke mos e rifutur më në burg! Apo jo? Ai të la pushtetin, ( që nuk e ke marrë njëherë drejtësisht) ti nuk ja përmënde marrëzitë korruptive, gjatë pushtetit të tij dhe socialistëve të tij!
Harruan pra shqiptarët dhe more pushtetin në 2005-sën! Tani ti lutesh që ata të harrojnë pushtetin mandat të dytë tëndin 2005-2013-të! Ti ju thua “harroni Gërdecin”! Të vrarët dhe plagosurit! Po ata kanë harruar Doktor. Biles Gërdeci ka votuar për ty, sepse shqiptari (pjesërisht) harron të vdekurit kur ka një shtëpi të re falas! Harruan Gërdecin, sepse panë dhe mikun tënd Rama që ti e quan padrejtësisht “armik” i cili të fërkoi shpatullat! Shqiptarët harruan Kosta Trebickën dhe të tjerë bashkë me njeriun tënd në punë në Gërdec!
Shiptarëve ju thua harroni, por ata në fakt nuk kanë nevojë për thirrjen tënde se kanë harruar 21 janarin! Kanë harruar gjakun e të pa fajshmëve! Shqiptarëve në shumicë nuk ju bën pështypje gjaku që derdhet padrejtësisht! E ka harruar dhe drejtësia në shërbimin tënd dhe ajo që të ka frikë, se ti mund ti bësh gjëmën! Kështu mendojnë ose justifikohe dhe sot këta të drejtësisë pra! E ka harruar dhe Rama që bën hipokrizi dhe vendos lule çdo 21 janar! Shqiptarët kanë harruar firmën me Karamanlisin! Harruan Çezin! Kanë harruar se ju more mbi 1.4 miliard për rrugën e Kombit, pa mbaruar të gjitha urat dhe duke e ndërtuar keq dhe duke përsëritur tunelin!
Hiç mos ki gajle doktor, se shqiptarët harrojnë sa më shumë tju rrjepësh lëkurën! Sepse ata kanë harruar Enverin që la si trashëgimtar ty! Harruan Enverin, që ju bëri gjenocid ushqimor, me më shumë viktima se sa vrau dhe pushkatoi me gjygjet e tij farsë! Kanë harruar Enverin që i izoloi dhe jo mori erzin, pronën, pasurinë dhe dinjitetin njerzor! Shqiptarët kanë harruar Enverin, por dhe Ramizin e Nexhmijen, që vranë deri në ditët e fundit në kufi! Shqiptarët kanë harruar Enverin dhe krimin politik të tij, atëhere pse të mos harronin krimin korrupsionin dhe delirin tënd për pushtet në mandat të parë dhe të dytë!?
Shqiptarët kanë harruar të vdekurit ekselentë në partinë Berisha! Të gjithë! Arbnorin, Zhulalin, Pashkon, Olldashin etj etj, përfshi dhe shumë të përjashtuar denigruar dhe mallkuar prej teje! Shqiptarët kanë harruar së fundmi se ti ju vure majë partisë tënde Lulzim Bashën! Biles disa kujtojnë se “jua vuri Rama”! Po pra po, ai burri që bëre marrëveshjen për të shkër..er ( kërkoj falje, por kjo më duket fjala më korrekte) kushtetutën! Don’t worry doctor, Albanians have forgotten Enver’s crimes and will certainly forget your “deeds”! As mos u shqetëso! Shqiptarët harrojnë shumë “bëmat” mbi jetët e tyre. Është mënyra e tyre për të mbijetuar!
Doktor, harresa për shqiptarët është “një formë lirie” sikundër thotë Kahlil Gibran! Doktor Berisha vetë sigurisht që ka një memorie fantastike dhe një popull me memorie shumë të dobët. Por Ajnshtajni thotë se: kujtesa është inteligjenca e idiotëve! E mbase është më mirë të mos e kemi! Apo e kam gabim! Gjithsesi jo të gjithë harrojmë! Dikush ka sërish kujtesë! “Beteja e njeriut kundër pushtetit është beteja e kujtesës kundër harresës së harresës.”! Dakort! Kjo është e Milan Kunderës, por ka dhe një tjetër!
“Masat kanë shumë pak aftësi për të gjykuar dhe shumë pak kujtesë” …e thënë nga Schopenhauer! E doktori gjithmonë flet për masat, me masat, si masat! Masovik kemi thënë dikur! Kurse drejt individëve, ai ka dy mënyra komunikimi! O rekrutimin dhe pranimin o largimin e denigrimin!
Sidomos për ato që kanë memorie politike! Kujtesë pra! Të shohim sa kujtesë dhe sa individë me kujtesë do kemi në Shqipëri! Zakonisht kjo kontrollohet në votime! Të shohim doktor, sa do harrojnë shqiptarët dhe për 2005-2013-tën tënde!