• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

“Mund të rrëzojmë çdo qeveri që duam”! Opozita i kërkon Mitsotakisit sqarime për deklaratat e supozuara të ambasadores amerikane në Athinë

28/09/2026
in Diaspora
        
 

Partitë opozitare në Greqi i kanë kërkuar qeverisë së Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis të japë shpjegime pas raportimit të Wall Street Journal, sipas të cilit ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle, kishte sugjeruar se SHBA-ja ishte përfshirë në rrëzimin e qeverisë rumune dhe mund të bënte të njëjtën gjë edhe në Greqi.

Siç shkruan gazeta greke Kathimerini, deklaratat e pretenduara janë bërë në muajin mars, gjatë një darke ku merrnin pjesë zyrtarë grekë dhe amerikanë. Duke iu referuar rënies së pritshme të qeverisë së qendrës së djathtë të Ilie Bolojan në Rumani, Guilfoyle thuhet se i kishte thënë ministrit grek të Energjisë, Stavros Papastavrou, se Uashingtoni ishte përfshirë në largimin e saj.

“Mund ta bëjmë këtë në çdo vend që duam. Mund ta bëjmë edhe këtu”, është fraza që i atribuohet ambasadores në artikulline Wall Street Journal, i cili citon një pjesëmarrës në darkë dhe persona të tjerë që ishin informuar më pas për bisedën.

Sipas të njëjtave burime, Papastavrou ishte përgjigjur se SHBA-ja nuk mund të zëvendësonte qeverinë greke, pasi ajo ishte zgjedhur nga populli. Avokati i Guilfoyle ka kundërshtuar përshkrimin që gazeta amerikane i ka bërë bisedës.

Raportimi ka nxitur reagime nga disa parti opozitare. PASOK-u u ka kërkuar veçanërisht ministrive të Jashtme dhe të Energjisë të sqarojnë vërtetësinë e tij, duke theksuar se Greqia është një demokraci e pavarur dhe sovrane dhe duhet të sillet si e tillë në marrëdhëniet me të gjithë, pa përjashtim.

Aleanca e Majtë Greke (ELAS) i cilësoi deklaratat e pretenduara “të paprecedenta dhe të papranueshme”. Ajo kërkoi të sqarohet nëse biseda kishte ndodhur dhe, nëse po, përse nuk ishte bërë publike që prej marsit dhe si kishte reaguar qeveria.

Edhe SYRIZA e cilësoi çështjen jashtëzakonisht serioze. Sipas saj, nëse deklaratat konfirmohen, nuk bëhet fjalë thjesht për një incident diplomatik, por për një cenim të vetë sistemit të qeverisjes së vendit. Partia kërkoi gjithashtu shpjegime për mbështetjen e qeverisë ndaj Korridorit Vertikal të Gazit dhe asaj që e quajti varësi të mëtejshme të Greqisë nga gazi natyror i lëngshëm amerikan.

Ndërkohë, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) tha se qeveria mban përgjegjësi të rëndë, duke e lidhur reagimin e saj edhe me vizitën e pritshme të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe rinovimin e marrëveshjes strategjike greko-amerikane.

Sipas Kathimerini, Guilfoyle ka luajtur rol të rëndësishëm në promovimin e Korridorit Vertikal të Gazit. Projekti synon transportimin e gazit nga Greqia përmes Bullgarisë dhe Rumanisë drejt Europës Qendrore dhe Lindore, si alternativë ndaj gazit rus.


        
 
Next Post

Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë: Hetimet e drejtësisë të mos cenojnë besimin te shteti! Rama përballë Klodian Brahos

Rama i "ndërpret" fjalimin e Schieder! Të kërkoj ndjesë, kam takim me gjermanin, më duhet të iki! Eurodeputeti ia kthen me batutë: Mos ua përmend Greqinë sot.. se humbën

Tensionet në Egje! Media greke zbulon skenarin ushtarak në rast lufte me Turqinë: Ja çfarë do të bënte Greqia në 24 orët e para!

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved