Sipas studimeve, nëse njeriu fle më pak se pesë orë, rrit gjasat e shtimit në peshë.
Një studim i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition, zbuloi se mungesa e gjumit tek meshkujt, i bën ata më të predispozuar të përzgjedhin ushqime me shumë kalori.
Femrat që flenë më pak se gjashtë orë, kanë më shumë gjasa të shtojnë minimalisht 5 kg në peshë, në krahasim me gratë që flenë 7 orë në ditë.
Raporte të tjera shkencore mbi këtë çështje kanë zbuluar që lidhja mes gjumit dhe mbipeshës është e vërtetë edhe tek fëmijët dhe adoleshentët.
Sipas shkencëtarëve, kohëzgjatja e gjumit ndikon hormonet e urisë dhe stimulon oreksin.
Një faktor tjetër kontribues në këtë lidhje mes peshës dhe gjumit, është se mungesa e këtij të fundit shkakton lodhje dhe më pak dëshirë për aktivitet fizik.
Mungesa e gjumit krijon një rreth vicioz në organizëm.
Sa më pak të flini aq më të larta janë nivelet e kortizolit dhe aq më të uritur do të ndiheni.
Kjo nënkupton që do të kryeni zgjedhje të këqija ushqimore në përpjekje për t’u ndier mirë.
Kur organizmi është i stresuar, përpiqet të prodhojë serotoninë për t’u qetësuar.
Mënyra më e lehtë për të prodhuar këtë hormon është duke ngrënë karbohidrate dhe ushqime me yndyrë.
Këto të fundit nxisin një reagim neurokimik.
Mungesa e Gjumit e Frikëson Organizmin
Mungesa e gjumit prish aftësinë e organizmit për të përpunuar ëmbëlsirat.
Sheqeri mbetet në gjak dhe nivelet e tij janë të larta.
Mungesa e gjumit nënkupton se qelizat e yndyrës kanë 30% më pak aftësi të përballen me insulinën.
Nga ana tjetër, kur nuk flini, trupi ndihet sikur po i kanoset diçka e rrezikshme.
Metabolizmi ngadalësohet, sepse organizmit i duhet të akumulojë energji dhe të ruajë burimet e nevojshme për të mbijetuar.
Gjumi, Miku Juaj Më i Mirë
Gjumi është me të vërtetë miku më i mirë i trupit dhe trurit.
Sigurohuni që të flini mjaftueshëm dhe jini besnikë të regjimit që do të vendosni.
Një regjim i mirë gjumi rregullon edhe orën e brendshme të trupit dhe ju fal qetësinë e nevojshme.
Gjumi duhet të jetë një prioritet sepse nëpërmjet tij ushqeni të gjithë organizmin./U.S. National Library of Medicine