Nga Skifter Këlliçi
Sipas mitologjisë, Feniksi ka qenë shpendi i vetëm i sojit të tij, që jetonte në në shkretëtirën e Arabisë. Një ditë u venit dhe u shua përgjithnjë. Por nga kockat e tij u formua një vezë, nga ku shpërtheu një feniks i ri. Dhe kështu e dhe të tjerë feniksë që shuheshin, lindin sërishmi nga vezë të tilla….
Kështu po ndodh dhe me Murinjon, me të ashtuqajturin “special one”, (“I veçanti’’). Jo më shumëse 20 ditë më parë në të gjitha gazetat e botës u dha lajmi sencasional, se Murinjo , trajner i “Totenhemit”, u pushua me vendim të presidencës së këtij klubi. Siç ndodh ngahera me motivacionin e zakonshëm diplomatik: “…Ju falenderojmë për punën që keni kryer në klubin tonë dhe ju urojmë sukses në të ardhmen”.
Eshte hera e pestë që kjo i ndodh Murinjons. Dhe ja e papritura. Pa kalur as dy javë i…pa punë, ai bëhej trajner, këtë radhë i “Romës ‘, ashtu si 12 vjet më parë, kur pasi ishte pushuar nga Abramoviçi, presidenti rus i “çelsit’ të Londrës, bëhej trajner i “Interit”, të multimilionerit italian Morati. Madje, më 2010 bënte “tripletën’ ‘, pra fitonte kampionatin, Kupën e Italisë dhe pastaj Çempions Ligën. Dhe për të dytën herë, që nga sezoni 2003-04, kur krejt pa pritur u shfaq në horizontin e futbollit evropian pas triumfit të skudrës portogeze “Porto”, që drejtonte.
Rrugëtimi i i këtij ‘”feniksi” në futbollin evropian, me këto shuarje dhe ringjalje është me të vërtetë një histori e çuditshme. Ai nis me “Poton”, kampione e Portogalisë në sezonin 2002-03, e cila fitoi të drejtën të luante në Ligën e Kampionëve. U rendit e dyta pas “Realit” në ndeshjet në grup, por pastaj mënjanoi në fazën finale “Mançester Juaitedin”, (2-1, 1-1), ”Lionin”, (2-0, 2-2), “Deportivo la Korunjën” (0-0, 1-0) dhe në finale u ndodh para skuadrës franceze, …”Monako”, që pa pritur kishte mposhtur “Çelsin”, (3-1, 2-2 )…
Dhe iu desh që në këtë finale të bënte vetem një shetije turistike , (3-0), me “Monakon”që ta zotëronte Çempions Ligën, në një nga edicionet më të dobëta të tijt.. Kjo e papritur e nxiti multimiliarderin tus Abramoçiv, që ta ftonte për të drejtuar “Çelsin” e tij , me ambicje për suksese dhe vetëm suksese.
Mirëpo, që të arrish sukeses, duhet të kesh…. lojtarë, të cilët Murinjo ia kërkoi superbosit të tij rus me ngut të madh. Dhe ai, me një tundur të kokës, i hapi rrugë: Portieri Ceh, (Çeki), dhe bashkatdhetari tij, Jaroshek, portogezët, Fernadez dhe Olivera dhe, mbi të gjithë, holandezi Roben, bashkë me bregfildishasin Drogba, “i rrëmbyer” nga Marseja, u vunë në radhë para betejave të Murinjo –Napoleonit që nisi me ta serinë e fitoreve, të cilat e shpunë “çelsin” për herë të parë pas gjysmë shekulli, më 2005 të ulej në poltronën e kampiones së Anglisë. Bujë e madhe në Londër, sidoqë në Çempions Ligën e atij sezoni “Çelsi” i Murinjos u mënjanua më gjysmëfinale nga “Liverpuli” i Benitesit.
Në sezonin 2005-06 Murinjo kërkon përsëri përforcime dhe përsëri Abramoviçi me një të tundur të kokës plotëson lakmitë e tij përvëlake; tani ai që do të mbiquhet “special one”, ka në dispozicion edhe ganezin Esien, francezin
Diara, zviceranin Filips, gjermanin Huth … dhe sërishmi “Çelsi” është kampion, në një kohë që Murinjon nuk e ha fare meraku se rrethi lojtaërve anglezë, Terri Koul, Lampard Xhonson, Brixh… po ngushtohet gjithnjë e me shumë, ose tani ata mbeten më shpesh në stol, për t’u zëvendësuar nga ..ndërkombëtarët e mësipërm “jabanxhinj”.
Nami i Murinos rritet. Biri i një ish-portieri modest në Setubal, qytet ku Murinjo ka lindur, pastaj vetë futbollist, (portier), i stërvitur nga i ati, por pa të ardhme, ai nis e studion skemat taktike, merret me statisitkë sportive, arrin të bëhet ndihmës dhe përkthyes i anglezit të famshëm Robson, që drejton “Barcelonën”, studion për futboll në Skoci, bëhet profesor i kulturës fizike, për të tërhequr më pas vemendjen e botës së futbollitit, siç e pamë me “Porton”, më 2004.
Por prapë në Çempions Ligën e sezonit 2005-06 është “Barcelona” që ia këput ëndrrat për t’u bërë kampion i Evropës. Pozitat e Murinjos lëkunden, kur nuk e fillon mbarë Premier Ligën e sezonit 2006-07. Këtë radhë AbramoviÇçi, që e ka ngritur në qiell, ai që me një të tundur të kokës, siç e pamë ia ka plotësuar çdo lakmi, përsëri tund kokën, por, për ta dëbuar, sidoqë në paqë dhe, mbi të gjitha… padrejtësisht.
Po kështu e kanë miliardero-presidentët!….Kujtoni me këtë rast “rokadën” midis Poçetinos, që u largua nga ”Totenhemi “‘dhe Tusheli nga Pari Sen Zhermeni. Të dy këta “dështakë’ patën suksese në skuadrat e tyre t ë reja. Poçetino e dërgpo Pari Sen Zhermenin në gjysmëfnalë të Çempionsit, kurse Tusheli e ka dërguar “çelsin’” në finale kundër “Mançesterit Sitit” të Guardiolës.
Po të kthehemi të Murinjo-Feniksi.
Më 2009 mbetet në “asistencë” për disa muaj, kur, pa pritur për të kujtohet një tjetër “Abramoviç”- italiani Morati, një ndër perandorët e vajgurit në Evropë, që me fshehtësinë më të madhe, që të mos e marrë vesh askush dhe veçanërisht Mançini, trajneri i “Interit”, në pranverë të 2008-ës i kërkon që pasi të dëbojë këtë të fundit, të jetë trajner i skuadrës së tij , me një pagë prej 10 milionë eurosh në vit!… Dhe Murinjo, s’do mend, pranon, i futet italishtes që, si gjuhë neolatine, disi e pëafërt me portugishten dhe me spanjishten, të cilën e ka si gjuhë të dytë, e “than” aq mirë atë , sa habit jo vetëm Moratin, por edhe vetë italianët, kur jep “serbes” intervista në radio e tv.
Kështu Murinjo bëhet “kallauz” i një skuadre italiane, pa ..i.talianë, sepse edhe ndonjë kokërr si Materaci, mbetet në stol. Por kjo nuk prish punë “special one-s”, që është mësuar me këtë “tabijat” të tij dhe të presidentëve, qysh me “Porton” e pastaj me “çelsin”.
Duke vazhduar punën e Mançinit, Murinjo fiton edhe kampionatin e këtij sezoni dhe në sezonine ri 2009-10, për “forcë zakoni” kërkon të tjerë lojtarë, por jo italianë. Kështu tanimë Murinjo- Napoleonit i shtohen menjëherë “ushtaro- oficerë” me reputacon mbarëbotëror: në mbrojtje, veç brazilanit Majkon, vjen braziliani tjetër Lusio, mesfushori holandez Snajder, mesfushori tjerër brazilian Tiago Mota, sulmuesit Milito, (Argjentinë), Pandev, (Maqedoni) dhe në vend të Ibrahimoviçit që largohet i pakënaqur, fton Eton e “Barcelonës”. Plot 5 lojtarë brenda pak kohësh! Të gjithë të huaj! Dhe “Interi” ngadhnjen.
Për mendimin tim edhe Kupën e Kampionëvë të sezonit 2009-10 që u mbyll me finalen kundër ”Bajernit”, “Interi”, në një mënyrë ose një tjetër, e ka dhuratë nga gjyjqtarët. Në takimin e kthimit kundër “Barcelonës” , në Milano, kur rezultati ishte 2-1 për interistët, Milito shënoi golin e tretë, kur vetëm një gjyqtar miop nuk mund të dallonte se ai u ndodh para portës kundërshtare të paktën një metër jashtë loje.!..Por gjyqtari, që ishte edhe… potogez, bëri shenjë që topi të vihej në qendër: 3-1 ,(ndeshja e parë në Barcelonë 0-1, pra 3-2) dhe “Interi” i Murinjos u ndodh ne finale me “Bajernin”, më i dobët se kurrë, të cilin “Interi” e mposhti lehtsisht 2-0, duke fituar kështu falë lojtarëve, të tërë të huaj, të ashtuquajturën tripletë. Pas këtij trimfi Murinjo mori udhën për në Spanjë, te mbretërorët e Madridit
Ta ndjekim tani në vedlindjen e Don Kishotit gjëtë sezonit 2010-11.…
Me të mbërritur në shtatmadhorinë e “Realit”, me t’u takuar me presidentin Perez, që kishte larguar Pelegrinin për drejtim të dobët të skuadrës, ( por harronte që Kakaja dhe Ronaldo dy më të mirët, në pjesën më të madhe të ndeshjeve qenë hijet e tyre), Murinjo pa ngurruar një grimë, i këkoi Peresit … përforcime. Dhe ai, si Abramoviçi dhe më pas Morati, nuk ia prishi “special one-s” këtë huq dhe kësisoj në klanin madrilen ia behën gjermano-turku Ozil, gjermano -marokeni Kedira, argjentinasi Di Maria.
Sidoqoftë, në luftë me “Barcelonën” Murinjo fiton vetëm kampiontin spanjol të sezonit 2012-13, por nuk arrin t’i japë për të dhjetën herë këtij klubi kupën e Çempions Ligën… Dhe presidenti Peres e largon nga “Reali’”. Veë të tjerash, edhe për sjelljet et ij të pashijshme dhe për grindje me disa nga trajnerët dhe lojtarët.. huq i vjetë i tij…
Peresi nuk harron edhe sjelljet rrugacërore të Murinjos para kamerave, sidomos atë që ndodhi në gusht të vitit 2012 kur pas ndeshjes së humbur me “Barcelonën” për Superkupën spanjolle, i nguli gishtin në sy Vilanovës, zv. trajner i skuadrës kundërshtare, dhe u dënua kështu për të 20-tën herë me gjobë e cila, duke shtuar dhe gjobat e tjera për sjellje skandaloze,të arrin shumën prej 800 mijë eurosh…
I ndodhur kështu persëri pa skuadër, është Abramoviçi që e fton këtë “djalë plangprishës” të kthehet sërishmi në shtëpinë e vet, pra me “Çelsin”. Por, me sa duket, që të mos përsërisë huqet e mëparshme. Mirëpo “ujku qimen e ndërron, por zakonin jo”. Dhe kështu Mou vazhdon me tabijatet e veta mëkatore.. ndonëse në sezonin e 2014-15 fiton me “Çelsin” kampionatin, që është një kompensim pas mënjnimit në çerekfinle të Çempions Ligës nga “Pari Sen Zhermeni” i Ibrahimovicit.
Se ç’ndodhi gjatë sezonit 2014-15, kjo ta tashmë është një një histori tragji-komike e Murinjos që e dimë, ndonëse ai thekson se shumë nga ato që ndodhën ishin pasojë edhe disa futbollistëve që e “tradhtuan”, ose më shkoqur, që nuk e donin. U dëbuan më dhjetor të vitit 2014, kur “Çelsi ndodhej në nëndin e 12-të..
Tashmë ”special one”mbeti i papuni …shumë i pasur”, sepse, sipas kontratës së zgjidhur, Abramoviçi u dytyrua ta shpërlente me as më shumë dhe as më pak se rreth 40 milonë euro!.. (Të mos harrijmëse megjihesë kaq herë i dëbuar, presidentët e klubeve për arsyen e mësipërme kanë paguar për të 93 milonë euro).
Dhe ja, pas një viti pushimesh luksose, në sezonin 2015-16 Mou gjeti “strehë” te ”Mançester Junaitedi” i Fergusonit legjendar, që e kishte ngritur lart lavdinë e këtij klubi dhe që Mou e kishte lakmuar pre kohësh. Dhe këtu vazhdoi havazin e vjeër. Si gjithnjë mendjemadh, arrogant jo vetëm në futbollistët, sidomos me Pogbanë, por edhe me shikuesit në stadium.
Ndërkohë, Mou mundi të fitonte vetëm Kupën e UEFA në sezonin 2016-17; në sezonin e Çempionsit 2017-18 u mënjanua që në çerekfinale nga “Valencia” dhe më pas vazhdoi humbja në kampionat me “Liverpulin” 1-3, ku dy golat e fundit i shënoi kosovaro-zvicerani virtuoz Shaqiri.
Kjo shënoi edhe rënien e tij të katërt duke u shtrënguar të lerë “Mançester Junaitedin”.
Pas kësaj rënieje, një gazetë e madhe angleze e cilësoi atë jo më “special one”, (“I veçanti”), por “special once”, pra “…Na ishte nje herë “i veçantë…”. Sidoqoftë, për zgjidhje të kontratës nga presidenca e klubit, duke fituar përsëri, ashtu si pas dëbimit nga “Çelsi”, 40 milonë euro të tjera…
Dhe ja pas disa muajsh, siç e përmenda më sipërm, me largimint e Poçetinos nga Totenhemi, vëndin e tij në nëntor të vitit të kaluar e zuri Murinjo Feniksi… i ringjallur. Mirëpo ‘”lavdia” e tij zgjati vetëm disa muaj, sepse pushua përsëri… Dhe ja, pas 20 ditësh gazetat në mbarë botën njoftuan se Murinjo do t ë jetë në sezonin e ardhshëm trajneri i “Romës”. E pabesueshme, kur mendohej se i tillë mund të ishin Alegri ose Sarri, dy trajnerë italianë shumë të sprovuar.
Ndonëse do të jetë trajner i “Romës” në qershor të këtij, kur mbeten edhe di- sa javë që të mbyllet kampionat italian i futbollit , siç njofton “La Gaxeta delo Sport” ai do të bëjë revolucion në këtë skuadër , do të jetëjo vetëm trajner, por edhe drejtues,komunikues, do të ndryshojë stilin e lojës, duke përdorur metoda te reja stëvitore dhepër këtë prsidentit Fridkin do t ‘i duhet të hapë jo qesen , por edhe thasët me para.
Por shumë specialist gjykojnë se aventura romane e Murinjos nuk do të jetë e gjatë se ai si Feniksi do të shuhet, por a do të ngjallet si ai përsëri?.. (TemA)