Ditën e djeshme bëri bujë në media një video e kryetares së Komisionit të Sigurisë Ermonela Felajt, për të cilën u përfol se iu drejtua një kolegeje me frazën: ‘Na i nxirr çik shalën’. Në fakt Felaj në video thotë ‘na e nxirr një çikë qenin’ referuar kështu koleges së saj që ka një qen.
Felaj ka tregua se edhe këtë frazë e ka thënë teksa po bënin prova për lidhjen online.
Deputetja e PS, e cilëson këtë trajtim e deformim që iu bë fjalës së saj si banalitet e vulgaritet.
“Fjala që i thuhet dikujt, një kolegu pune, para fillimit të mbledhjes, për të larguar qenin nga dhoma, që nuk e kupton njësoj si ju sigurisht, fillimin e një mbledhje, e transformuar me dashje, vë në pah shurdhësinë tuaj”, thotë Felaj e revoltuar.
Në fakt kushdo që e dëgjon me vëmendje në sekondën 0:57 e kupton që Felaj ka thënë “qënin” dhe jo “shalën”.