• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas, reagon Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: Pushoftë në paqe! Ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe

January 25, 2025
in Aktualitet
        
 

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit, Anastas Janullatos. Në reagim Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë shkruan se sot sot ka ndërruar jetë Kryepeshkopi Anastas i cili ishte i shtruar në Spitalin “Evangelismos” të Athinës.

Më tej në reagim shkruhet se Kryepeshkopi Anastas ishte një nga themeluesit e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë dhe kryetar i KNFSH-së për 2 mandate. Këshilli Ndërfetar, Bordi i Presidencës, Kryetari i KNFSH-së, Bordi Ekzekutiv, Departamenti i Gruas dhe Departamenti i Rinisë shprehën ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

Reagimi i plotë:

Sipas njoftimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, sot më 25 Janar 2025 ndërroi jetë Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastasi. Ai ishte i shtruar në Spitalin “Evangelismos” të Athinës, si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve. Më parë, ishte kuruar për disa ditë në Spitalin “Hygeia” të Tiranës.

Kryepeshkopi Anastas ishte një nga themeluesit e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, kryetar i KNFSH-së për 2 mandate (2018-2020 dhe 2024). Me këtë rast i gjithë Këshilli Ndërfetar, Bordi i Presidencës (kryetarët e të gjitha komuniteteve fetare H. Bujar Shpahiu, H. Dede Edmond Brahimaj, Pastor Ergest Biti), Kryetari i KNFSH-së për vitin 2025 Mons. Gjergj Meta, Bordi Ekzekutiv, Departamenti i Gruas dhe Departamenti i Rinisë shprehin ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe! Pushoftë në paqe!

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar. Pas disa ditësh i shtruar në spital ai iu nënshtrua edhe një operacioni ku ka qëndruar në terapi intensive derisa më 25 janar u nda nga jeta.


        
 
Next Post

Fotodokument/ Studimi i publikuar nga Parlamenti Europian parashikon fitoren e thellë të Ramës në zgjedhjet e 11 majit

Shkrimtari i njohur ukrainas: Ukraina do të përfundojë si Qipro, nuk mund t'i besojmë një të çmenduri si Trump

“Gjyqtarët u rritën pagat vetes, skandaloze”, Rama: Pavarësia e institucioneve, problem! Sa më shumë ua japim, aq më shumë bie në sy paaftësia për ...

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In