• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Ndarja nga jeta e Margarita Xhepës: Mbahen sot homazhet për ikonën e kinematografisë shqiptare

April 4, 2025
in Nostalgji
        
 

Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa do të përcillet në banesën e fundit sot, pas homazheve që do të mbahen nga ora 10:00-13:00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Artistja shqiptare ndërroi jetë dje (3 prill) një ditë pasi festoi 91-vjetorin. Margarita Xhepa u shua në një spital privat në Tiranë, ku ishte shtruar për shkak të disa problemeve pulmonare.

Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1932, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj. Një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikur shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet 60 dhe deri më tani.

Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës. Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim; Majlindën tek shfaqja “Majlinda”, Dafina tek Lumi i vdekur, Filja tek Cuca e maleve, Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën, Nëna tek Përballë vetes etj. Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.

Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek Dhelpra dhe rrushtë, Lena tek Xhaxha Vanja, Ledi Milford tek Luiza Miler, Zonja Berling tek Vizita e inspektorit, Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri, Ana Andrejevna tek Revizori, Marsela tek Qeni i kopshtarit, Mashenka tek Mashenka, Shejla tek Morali i zonjës Dulska, apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.

Veç roleve në teatër, aktorja ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron Vitet e para dhe Gjurmët, me I. Muçajn e K. Mitron Dimri i fundit, Tokë e përgjakur, Një djalë edhe një vajzë dhe Apasionata, me Viktor Gjikën, Gjeneral gramafoni, me E.

Musliun, Rrethi i kujtesës dhe Vitet e pritjes, me Kujtim Çashkun, Dora e ngrohtë, me Dhimitër Anagnostin, Gurët e shtëpisë sime, me P. Milkanin, Pranvera s’erdhi vetëm, me S. Kumbaron, Koncert në vitin 1936, me Gj. Xhuvanian E diela e fundit dhe I dashur armik.

Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim”. Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.


        
 
Next Post

Nëse nuk e dini...mësojeni! Gjithçka që po shohim, kërkojmë dhe bisedojmë nga telefoni përgjohet nga pajisja që duhej të bllokonte TikTok-un? Ja çfarë është DPI

Denoncimi i avokatit: Ilir Meta po pastron 210 mln euro me 12 kulla në Rumani, nëpërmjet vajzës së tezes

Vendosja e tarifave nga SHBA: Pse Trump kurseu Rusinë dhe Korenë e Veriut?

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In