Koço Kokëdhima i jep lamtumirën e fundit ekonomistit Hekuran Vladi, i cili u nda paprtitur nga jeta.
Kokëdhima ndan me ndjekësit në Facebook një foto të Vladit, ndërsa shkruan se ka punuar me të vite më parë buzë lumit Ibër. Hekuran Vladi ka qenë edhe ish-drejtori i agjencisë të zonave malore, një ‘dashnor’ i natyrës e turizmit.
“Lamtumirë Hekuran Vladi Lura! Sot mësova për ndarjen nga jeta në moshën 47-vjeçare të mikut dhe ish-bashkëpunëtorit tim, Hekuran Vladi Lura. Punuam së bashku në buzë të lumit Ibër me një idealizëm të madh në zemër. Ai la në hidhërim të thellë vajzën, djalin, gruan, familjarët, miqtë dhe shokët e tij të shumtë. I qoftë i lehtë dheu ynë”, shkruan Koço Kokëdhima.