• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, June 22, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kronike

Ndërron jetë Vitore Ruli-Dako

September 25, 2021
in Kronike
        
 

Në një spital të Floridas në moshën 80 vjeçare mbylli sytë zonja Vitore Ruli – Dako, një intelektuale e fisme, mbesë e Kristo Dakos dhe Sevasti Qiriazit, dy emblemave të arsimit kombëtar.

Gruaja e gjorë pati disa komplikacione shëndetësore. Muajt e fundit ajo luftoi mjaft, por me gjithë ndihmat mjekëve dhe përkujdesjen e fëmijëve të saj, ajo u dorëzua.

Dha shpirt në mbrëmjen e vonë të datës 24 shtator 2021.

Zonja Vitore pat kaluar në auditoret e Politeknikumit (sot Instituti Harry Fultz) dhe përvijoi në Universitetin Shtetëror të Tiranës, ku u diplomua në degën elektrike. Inxhinjerja e re punoi në Tiranë por më pas e lëvizën nga kryeqyteti në drejtim të Tepelenës. Ishte e natyrshme që ajo do të ndiqte fatin e të shoqit Viktor Rulit.

Mjeku i njohur pat mbaruar studimet në Poloni dhe familjes iu desh të vuante përndjekjet për një periudhë të gjatë, afro 20 vjet. Ishte fati pothuaj i të gjithë atyre që patën studjuar në hapësirat e Perandorisë së Moskës.

Ata u vunë nën syrin malinj të Sigurimit të Shetit dhe vuajtën dritë hijet e dyshimeve të një shteti, që në fantazinë e tij e shihte veten rrethuar nga “bij tradhëtarë”. E kuptohen kushtet në të cilat familja Ruli do të punonte dhe do të rriste aty fëmijët e vet.

Por zonja Vitore tashmë ishte familjare me këto lloj trajtimesh, që foshnjë, teksa me prindërit e saj u internua nga gjermanët pushtues në një kamp afër Beogradit. Por edhe më pas komunistët çlirimtarë, nuk i trajtuan më mirë Dakot. U konfiskuan pronat. Atin e saj, Aleksandrin e burgosën tok me vëllain më të vogël Gjergjin, i cili vdiq nën tortura mizore.

Vitorja e re pati fatin të shihte nga afër persekutimin e egër të gjyshes së saj Sevasti dhe motrës Parashqevi Qiriazi, këtyre ikonave që arsimi kombëtar dhe emancipimi i femrës shqiptare u detyrohen aq shumë.

Ndërgjegjësimi i regjimit enverian për vlerat, sakrificat dhe kontributet e Dakove dh Qiriazëve fatmirësisht erdhi, por shumë vonë dhe pas kostosh të mëdha. Nëpër tërë këtë kalvar kaloi në vetë të parë, zonja që dje mbylli sytë në truallin e bekuar të Amerikës, ku qenë shkolluar dhe mëkuar me atdhedashuri, të parët e saj.

Vitorja e gëzoi këtë mirënjohje të vonuar, kur heronjtë edhe heroinat e shkollës shqipe kishin vdekur pothuaj të tërë. Inxhinjerja e talentuar thirrej në përvjetorë festivë të pavarësisë, të hapjeve të shkollave të para dhe, në emër të të vdekurve, i merrte ajo dekoratat, medaljet, nderimet, për Kriston, Gjerasimin, Sevastinë, Gjergjin… Nën tisin e lotëve me një ndjenjë të përzjerë ajo ishte aty, në Sheshin e Flamurit, kur pa teksa vetë Enver Hoxha, mori dhe hoqi vallen dyshe me Parashqevinë e moshuar në ditën e Pavarësisë…

Për teton Parashqevi ky ishte nder. Turpi ishte te valltari tjetër! …

Pas përmbysjes së sistemit stalinist diktatorial, pas vdekjes së të shoqit zonja Vitore Ruli, erdhi dhe u vendos këtu tok me të dy fëmijët e saj, Julianën dhe Gencin në shoqërinë e mbeskave dhe nipit të saj, që mban emrin Gjergj, më të përdorurin emër, në brezat e kësaj familje patriote. Pranë tyre ajo gëzoi një jetë të qetë prej pensionisteje duke shijuar klimën e butë buzë ujrave të oqeanit dhe leximet në librat, që nuk i pat ndarë kurrë.

Në festat dhe gëzimet e përbashkëta të komunitetin të shqiptarëve në jugë të Floridës, Juli dhe i shoqi, Zef Mosi, aktori i mirënjohur i ekraneve shqiptare, nuk e linin asnjëherë pa e marrë me vete. Aty, zonja Ruli, binte në sy me pamjen e saj fisnike, me komunikimin e saj të ngrohtë, me kulturën e thellë dhe me humorin që paradoksalisht e mprehin furtunat dhe vuajtjet e jetës.

Mjerisht, nga sot e tutje atë zonjë, shqiptarët e Floridas nuk do ta kenë mes tyre. Por do ta kenë me siguri të mbetur në kujtimet e pashlyera .

Dhe jemi të sigurt që nga ky njoftim ata do të hidhërohen e pastaj do t’i dëshërojnë asaj të prehet në paqë, në hapësirat qiellore.

Lamtumirë, Vitore Ruli – Dako!


        
 
Next Post

Militantja Evi Kokalari hiqet si përfaqësuesja e Republikanëve vjen të rrëzoi Lulin: Bashës i ka ngelur vetëm vula dhe Grida Duma! Erdha nga SHBA për Berishën

Sorosi shtetas amerikan! Berisha keq nga gjendja mendore vuan nga "deliri i madhështisë": I vetmi në Europë që kam kërkuar shpalljen "non grata" të Soros...nga kush!

Jepini LIVE nga fillimi në fund, të gjitha takimet e Sali Berishës!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In