• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

“Ndikimi rus përmes Serbisë”! SHBA paralajmëron për paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor

March 19, 2026
in Bota
        
 

Agjencitë amerikane të inteligjencës paralajmëruan në raportin e tyre më të fundit vjetor, se Ballkani Perëndimor mbetet një zonë me tensione të shtuar politike dhe ndikime të jashtme, duke veçuar rolin e Rusisë në destabilizimin e rajonit.

Në raportin “Vlerësimi Vjetor i Kërcënimeve 2026”, i publikuar nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, thuhet se lufta në Ukraine ka thelluar ndarjet midis Perëndimit dhe Moskës, gjë që reflektohet edhe në Ballkan.

Sipas raportit, Rusia “nxit paqëndrueshmëri midis Serbisë, të cilën e favorizon, dhe Kosovës”, por gjithashtu “mbështet ndarjen e entitetit serb, Republika Sërspka nga Bosnja dhe Hercegovina”.

Shërbimet amerikane të inteligjencës vlerësojnë se ndarjet etnike dhe politike në rajon mbeten të theksuara dhe përbëjnë një rrezik të mundshëm për sigurinë, veçanërisht kur kombinohen me ndikimin e aktorëve të huaj.

Ballkani Perëndimor në raport përshkruhet si një hapësirë ku përplasen interesat e fuqive të mëdha, ndërsa krizat ekzistuese dhe mosmarrëveshjet e pazgjidhura, përfshirë raportet midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe marrëdhëniet e brendshme politike në Bosnje e Hercegovinë, mbeten burime kryesore të paqëndrueshmërisë, thuhet në raportin e publikuar më 18 mars.

Raporti i komunitetit të inteligjencës amerikane paralajmëron gjithashtu për një gamë më të gjerë kërcënimesh në Evropë, përfshirë ndikimin politik, dezinformimin dhe përpjekjet për të cenuar arkitekturën e sigurisë, duke e konsideruar Ballkanin si një zonë veçanërisht të ndjeshme.

Dokumenti paralajmëron edhe për kërcënime më globale, ndër të cilat dallohen konkurrenca në rritje midis fuqive të mëdha, veçanërisht midis SHBA-së, Kinës dhe Rusisë, si dhe zhvillimi i shpejtë i sulmeve kibernetike dhe teknologjive që mund të përdoren për destabilizimin e shteteve.

Po ashtu, theksohen rreziqet nga terrorizmi, krimi i organizuar dhe përhapja e armëve të shkatërrimit në masë, të cilat vazhdojnë të përbëjnë sfida afatgjata për sigurinë.

Raporti paralajmëron gjithashtu për një kërcënim nga terrorizmi, veçanërisht nga individë ose grupe të vogla të frymëzuara nga ideologji ekstremiste, që veprojnë pa lidhje të drejtpërdrejtë me rrjete të organizuara.

Edhe pse kapacitetet e organizatave të mëdha terroriste janë dobësuar, rreziku nga sulmet me intensitet të ulët mbetet i pranishëm, përfshirë edhe në Evropë, thuhet në raport.


        
 
Next Post

Ulet akciza për naftën, ngrihet sërish Bordi i Transparencës për karburantet

"Nuk e fal kurrë Ilir Metën", Monika Kryemadhi "hap zemrën" te Grida Duma: Ai burrë vetëm dyshonte tek unë…

Namiri, i miri që nuk bënte zhurmë, por linte gjurmë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In