Për herë të parë Shqipëria do të jetë pjesë e një studimi të madh klinik, ‘solidarity trial’, të iniciuar nga OBSH. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetit, Ogerta Manastirliu e cila tha se ky studim klinik përfshin antiviralët dhe hydroxychloroquine për trajtimin e Covid-19.
“Kemi vendosur që me OBSH të jemi pjesë e një studimi klinik dhe për herë të parë merr pjesë Shqipëria.
Do jemi pjesë e një skuadre botërore për hetimin klinik duke përfshirë antiviralët dhe hydroxychloroquine”, tha ministrja.
Ogerta Manastirliu foli gjithashtu për mjekimet dhe protokollet që ndiqen nga mjekët shqiptarë në dy spitalet COVID.
“Ne përdorim të tërë ato protokolle apo linja trajtimi si në spitale të botës. Kemi përfshirë tocilizumab, hydroxychloroquine të gjithë trajtimet që po përdoren në botë”.