Kreshnik Spahiu ka bërë një reagim lidhur me deklaratën e djeshme të Çlirim Gjatës, ku ky i fundit u shpreh: “Në djall Maradona”.
“Vdekja e Diego Maradonës, trishtoi dhe pik?lloi gjithë njerzimin, me përjashtim të Partisë Demokratike në Shqipëri”, shprehet Spahiu.
Më tej avokati shton se kjo deklaratë nuk tregon një aspekt ç’njerëzor, ‘po thjeshtë po kalojnë depresion dhe jetojnë në botën e tyre plot urrejtje dhe shkarje psiqike’.
Postimi i Spahiut
Vdekja e Diego Maradonës, trishtoi dhe pik?lloi gjithë njerzimin, me përjashtim të Partisë Demokratike në Shqipëri. Dje zyrtarisht ata u shprehën kundër “ngushëllimeve”.
Partia ishte e shqetësuar për bindjet komuniste të Maradonës. Ai kishte idhull Che-Gevarën dhe jo Berishën.
Nuk janë aspak ç’njerëzor. Thjesht po kalojnë depresion dhe jetojnë në botën e tyre plot urrejtje dhe shkarje psqiqike. Troç: “kanë shku për lesh”