Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi deklaraon se është kundër mbledhjes së Këshillit Politik pa u votuar pakti i 5 Qershorit. Ai shton se e vlerëson faktin që Lulzim Basha nuk shkoi në mbledhjen e parë.
“Nuk ka kuptim asnjë mbledhje sot e Këshillit Politik, kur nesër shumica duhet të japë një provë për marrëveshjen që mori përsipër, ta certifikojë. Pastaj gjykojmë nga e premtja e mbrapa. Ky është gjykimi i Bashës, por që e ndajmë edhe ne të tjerët. Një opozitë është, këto që janë brenda janë njerëzit e Ramës.
Me këto zotëritë Rama mund të bëjë c’të dojë, ne nuk i njohim. Problemi kryesor është që këto njerëz morën përsipër të ndryshojnë Kushtetutën me një marrëveshje sipërfaqësore pa një debat publik, kur për vite me radhë nuk kemi ndryshuar sistemin vetëm me justifikimin se nuk mund të ndryshojmë kushtetutën.
E gjitha kjo rrëmujë po bëhet të për të bllokuar koalicionin e bllokut opozitar. Por edhe sikur ta kalojnë, që do të jenë aventurë e madhe, zhgënjim për ndërkombëtarët. Bëhet për të fituar një % të vogël nga ajo që vjen nga prishja e koalicioneve. Kjo vjen si dallgë nuk e shpëtojnë dot, me apo pa koalicione është mbyllur kjo punë.
Ca është më e keqe do të shtyjnë për 6 muaj apo një vit çështjen e integrimit. Listat nuk po hapen ka mijëra burokraci. Këtu ka një sërë marrinash dhe nuk mbërrin kurrëkund, por të pendojmë koalicionet. Zoti Basha mendoj se ka bërë mirë që nuk ka shkuar në Këshillin Politik. Jo çdo ide e Ramës duhet respektuar, këshilli nuk magjiprurës, por i krijuar nga e keqja. Është strukturë provizore e krijuar ‘ad hoc’ dhe do të ishte e kotë të keqpërdorej për politikë. Ne do i fitojmë zgjedhjet”-tha Shehi.