• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Ne jemi gati për luftë”! Avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit parashikon lëvizjen që do bëjë Fatmir Mediu pas rihapjes së dosjes

September 24, 2021
in Aktualitet, Debat
        
 

Avokati i familjarëve që u prekën nga tragjedia e Gërdecit, Dorian Matilija dhe gazetarja Klodiana Lala kanë komentuar rihapjen e çështjes për ish-ministrin Fatmir Mediu.

Sipas avokatit hapja e gjykimit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nuk është një lojë dhe as show, dhe se ai beson te drejtësia e re.

Nga ana tjetër, e ftuar në studio, gazetarja Klodiana Lala deklaroi se kjo është një dosje që përfshin jo vetëm zyrtarë të thjeshtë, por është një histori korrupsionin shtetëror e nivelit të lartë.

Avokati i familjes Durdaj: Është një lajm i mirë heqja e pengesës për të vazhduar gjykimin. Ky është një hap paraprak, që i ka hapur rrugën hetimit, i cili është pritur prej kohësh. Ky është një proces shumë i koklavitur dhe ka shumë prova, që duhet të merren në shqyrtim. Hetimi nuk do të jetë aspak i lehtë.

Lala: Çfarë mendoni ju si avokat, cila do të jetë strategjia që do të ndjekë ish-ministri Mediu?

Matlija: Mendoj se do të bëjë ankim në Gjykatën e Lartë. Më pas, kjo nuk është se do të afektojë detyrimisht zhvillimin e gjyqit, që do të bëhet me kërkesë të SPAK. Janë një tërësi veprimesh për t’u kryer, që tani janë të paparashikueshme.

Lala: Avokati i Mediut ka ngritur një pretendim, se nuk mund të revokohej një vendim i Gjykatës së Lartë, pasi sipas tij, kjo e fundit është një gjykatë supreme. Aktualisht që ne flasim, në momentin që gjyqtarja do të shqyrtojë këtë vendim dhe do ja dërgojë SPAK, kjo e fundit ka për detyrë ta marrë vendimin dhe ta çojë më pas te Gjykata e Posaçme. Pra, ne kemi një gjykatës paraprak që do të vlerësojë nëse ky vendim do të kalojë për gjykim.

Matlija: Ne jemi gati për këtë luftë, kemi qenë gjithmonë gati për një betejë të tillë. Në momentin e seancës paraprake, ende nuk futet pozicioni i familjarëve të viktimave. Ne kemi dosjen me prova, e kemi marrë që më 2009, na e ka dhënë prokuroria me DVD, me të gjitha materialet.

Lala: Mediu mund t’i drejtohet Gjykatës së Lartë, për t’i kërkuar pezullimin e nisjes së hetimit në Shkallë të Parë dhe kjo gjë do të ndodhë. Për momentin, të gjitha gjasat janë që kjo dosje do të mbërrijë në Gjykatën e Lartë. Kjo ka qenë një ndër dosjet më të bujshme në 15 vitet e fundit. Nuk dihet nëse Mediu është fajtori i vetëm, por tragjedia e Gërdecit nuk ndodhi me përfshirjen e disa zyrtarëve të thjeshtë, por është një histori korrupsioni shtetëror.

Nuk marr guximin ta them nëse Mediu është fajtor. Unë si gazetare kam konstatuar në sallën e gjyqit se ka shumë detaje e fakte për përfshirje në nivele të larta. Jam e mendimin se për atë dosje nuk është bërë drejtësi dhe e inkurajoj drejtësinë e re të bëjë drejtësi. Do më dhimbte shumë nëse drejtësia e re po bën një show, thjesht për të bërë sikur funksionon. Nëse e kanë marrë seriozisht këtë çështje, le të zbardhet, fajtorët të shkojnë para drejtësisë. Kjo dosje do të dojë rrugën e saj.

Matlija: Nuk besoj se është një show, do të ishte show nëse nuk do të ishte motivuar nga familjarët. Nuk besoj se kjo është një lojë e politikës apo e drejtësisë së re. Situata është e çiltër. Besoj se do të bëhet drejtësi. Unë dua që çështja të gjykohet dhe të zbardhet e vërteta.


        
 
Next Post

Shtrenjtimi i bukës, i organizuar: Autoriteti i Konkurrencës nuk gjobit dot kompanitë

Shqiptaro-gjermanët që garojnë të dielën

“Nga lavdia bizantine e Beratit, te kafenetë e mbushura të Korçës”, revista britanike shkrim për qytetet shqiptare

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In