• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kronike

Në kërkim që prej dhjetorit, SPAK me njoftim zyrtar për arrestimin e Ergys Agasit: Operacion disa javor me Policinë e Shtetit dhe BKH-në

27/08/2026
in Kronike
        
 

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin e Ergys Agasit, duke konfirmuar se kapja e tij u realizua më 26 gusht 2026 në hyrjen jugore të Durrësit, në zonën e Plepave në Durrës.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, arrestimi erdhi pas një pune disa javore të zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me strukturat operacionale të specializuara të Policisë së Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Në momentin e arrestimit, Agasi shoqërohej nga U.Sh., ish-punonjës policie. SPAK bën me dije se ky i fundit është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Në njoftim jepen gjithashtu detaje për procedimin penal ndaj Agasit. Prokuroria e Posaçme sqaron se vijon hetimet për procedimin nr. 20/1 të vitit 2025 dhe se emri i biznesmenit është regjistruar në këtë procedim më 5 dhjetor 2025.

Agasi po hetohet për disa vepra penale, mes tyre “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, veprat që lidhen me grupin e strukturuar kriminal, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

SPAK bën të ditur se ndaj tij po zhvillohen hetime edhe për “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Gjykata e Posaçme kishte caktuar ndaj Agasit masën e sigurisë “arrest në burg” më 15 dhjetor 2025, ndërsa vendimi i ishte përcjellë Policisë së Shtetit për ekzekutim më 17 dhjetor.

Në përfundim të njoftimit, SPAK falënderon Policinë e Shtetit për realizimin me sukses të operacionit dhe thekson se hetimet për çështjen vijojnë.

NJOFTIM PËR SHTYP

Datë 26 Gusht 2026

Mbi arrestimin e personit të shpallur në kërkim, Ergys Agasi
Pas një pune disa javore në bashkëpunim të ngushtë me strukturat operacionale të specializuara të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, sot më datë 26.8.2026, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Ergys Agasi, në hyrjen jugore qytetit të Durrësit, në zonën e Plepave, në autostradë. Në momentin e arrestimit ky shtetas shoqërohej nga shtetasi, U. Sh, ish punonjës policie, i cili është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” e parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon hetimet për procedimin penal nr. 20/1 të vitit 2025, për të cilin, më datë 05.12.2025, ka regjistruar edhe emrin e shtetasit Ergys Agasi. Ky shtetas po hetohet për kryerjen e veprave penale: “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë i K. Penal.

Ndaj personit nën hetim dhe konkretisht shtetasit Ergys Agasi, me vendimin nr. 125 datë 15.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Pare Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale. Vendimi i gjykatës është dërguar menjëherë për tu ekzekutuar nga strukturat e Policisë së Shtetit me shkresën nr. 43104 prot, dt.17.12.2025.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për kryerjen me sukses të operacionit.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.


        
 
Next Post

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt! Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Shqipëria do të prodhojë uniforma ushtarake: Ministri i Mbrojtjes inspekton kantierin ku do të nisë aktiviteti

Shkuan për të arrestuar bashkëjetuesen që dogji makinën e komshiut, bashkëshorti godet me tullë policen në Kamëz dhe e la pa ndjenja! Pas arrestimit: Ashtu ma dha truri, nuk kisha pirë hashash, isha i mërzitur

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved