• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Në kujtim të “Artistit të Popullit” Naim Frashërit, aktorit që i ngjiti majat shumë shpejt por që iku po ashtu shumë shpejt

August 17, 2024
in Nostalgji
        
 

“Unë e përbuz artin që kërkoni të bëni, arti është i popullit se ata e shpikën, dhe atë kërkojnë. Ju s’do ngeleni tjetër përveç imitues të ulët të zhargoneve të huaja. Unë e dua popullin tim dhe deri sa jam “Artist i Popullit”, do jem pranë tyre deri në frymën e fundit.”
(Nga ditari i Naim Frashërit)

Naim Frashëri u lind në Leskovik më 15 gusht të vitit 1923 dhe vdiq më 18 shkurt të vitit 1975. Aktor i teatrit dhe i filmit, Artist i Popullit, Hero i Punës Socialiste. Filloi të merret me teatër që në gjimnazin e Tiranës e më pas në teatrin partizan.

Në maj 1945, me krijimin e Teatrit të Shtetit (sot Teatri Kombëtar) filloi karrierën si profesionist. Aktor i fuqishëm dramatik, me ndjeshmëri të lartë e temperament shpërthyes, krijoi mbi 80 personazhe, heronj tragjikë e romantikë, nga dramaturgjia shqiptare dhe botërore, ndër të cilët, në teatër: Hamleti (Shekspir), Selimi dhe Jonuzi (“Familja e peshkatarit”, Sulejman Pitarka), Gjenerali (“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Ismail Kadare). Shpendi (“Mbi gërmadha”, Fadil Paçrami), Ferdinandi (“Intrigë dhe dashuri”, Shiler), Edgari (“Mbreti Lir”, Shekspir), Xhaxha Vanja (Anton Çehov) etj.; në kinematografi: Pali (“Skënderbeu”, 1953), Mësuesi (“Fëmijët e saj”, 1956), Stefani (“Tana”, 1957), Qemali (“Furtuna”, 1959), doktor Artani (“Gjurma”), Kirurgu (“Plagë të vjetra”) etj.

Loja aktoriale e Naim S. Frashërit spikat për vërtetësi në përjetimin e gëzimit dhe të vuajtjes e të brengës njerëzore. Naim S. Frashëri kishte mimikë dhe plastikë të zhvilluar, ekspresive, zë me diapazon të gjerë dhe tingëllues, me timbër të ngrohtë njerëzor. Ishte mjeshtër i analizës, vlerësonte botën e brendshme të figurës, gjendjet dramatike të saj, duke bërë të dukshme psikikën e tronditur dhe trazimin shpirtëror të personazhit, veçanërisht të personazheve shqiptare, që shquhen për natyrën realiste, tepër njerëzore dhe
bindëse.

Naim S. Frashëri dha ndihmesë të madhe për forcimin e karakterit kombëtar të Teatrit Shqiptar, në përgatitjen e aktorëve të rinj, si pedagog në degën dramatike të Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve). Ka marrë Çmimin e Republikës të Shkallës së Parë. U nda nga jeta në vitin 1975


        
 
Next Post

"Shqipëria na ka fyer dhe ne po e durojmë"! Broçkulla nga ish-ambasadori grek në Tiranë që i ka mbetur ora në 92-shin: Duhet të ndryshojmë qendrim

Bashkë me deputetin e dënuar për vrasje Gani Geci në "vakit" e Berishës edhe një e pandehur në SHBA që e paraqet si sekretare e Vatra-s

VIDEO/ Braçe diskretiton oficerin e krimeve në Lushnje: Ore idiot i vonuar mëso ligjet, mjaft terrorizuat qytetarët! Tani nuk duhet leje për të riparuar apo rindërtuar çatinë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In