• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Nostalgji

“Në Poradec, ku unë jam i shkretë pa njeri” – nga ditari i Lasgush Poradecit

January 1, 2019
in Nostalgji
        
 

“Në Poradec ku unë jam i shkretë pa njerí, i vetëm, i shkretë si një eremit, ku unë, pasi lë punën e shkrimit, s’vete nëpër kafene dhe pijetore se unë nuk pi dhe mua s’më pëlqejnë njerëzit e kafeneve me fjalët e tyre të kota, që kështu të kota më duken mua”
Një copëz nga ditari i Lasgush Poradecit është bërë publik nga e bija, Maria.

Në të ai rrëfen vetminë e pamat që ndjente në qytetin e tij, sidomos kur rrezikon të humbë Cucin, konen e vet me të cilën kalonte pjesën më të madhe të kohës.

“Që të shpëtoj prej jetës, t’a harroj të mos e kem në vetëdijen t’ime jetën t’me, këtë lloj jete të mjeruar, unë ngjit Kalanë e Poradecit, larg njerësve, atje e harroj veten, shkrihem me natyrën, me bukuritë e mbëdha të natyrës rreth e përqark meje”, thotë poeti. Më poshtë pjesë nga ditari i dy ditëve të vitit 1977.

PORADEC, 3 NËNTOR 1977/

Dyke u kthyer që prapa Kalasë tatëpjetë ne “Lumi i trahanit” dhe buzë liqerit për në Poradec, ndenja disa minuta në lapidarin përballë fortesës italiane, me “Cuc”-in, konen t’ime besnike. Pas atyre pak minutave u ngrita, u ngrit përnjëheresh dhe ‘Cuc”-i, që eci përpara meje si gjithnjë, nj’a 7 a 8 metra përpara. Pa pritur pa kujtuar – “Cuc”-i po alurinte me alurim të math dyke u parpalitur dhe dyke u rrëkëllyer në rrugë, midis shkëmbit dhe fortesës, si dyke vdekur: rrëkëlleheshe me këmbët përpjetë dhe parpaliteshe, e drithte, e përdrithte trupin, dyke qarë dhe dyke u rrëkëllyer e dredhur e përdredhur me këmbët përpjetë dhe me gojën hapur e sytë e llahtarisur të zgurdulluar e të pavetëdijshëm. Obobo thashë me shpirtin t’im të tundur, të dëshpëruar: m’a kish shtypur kamioni, e kish marrë nënë rrota. E përkëdhela shumë, me sekonda, i thosha me emër: “Cuc”, “Cuckë”, “Cuc-Cuc” po ay nuk ngjalleshe. E pashë vdekjen e Cucit me sy, kujtova me tronditje të madhe se e humba Cucin e dashur, se më vdiq Cuci im aq besnik, i cili m’a gëzon jetën t’ime në Poradec ku unë jam i shkretë pa njerí, i vetëm, i shkretë si një eremit, ku unë, passi lë punën e shkrimit, s’vete nëpër kafene dhe pijetore se unë nuk pi dhe mua s’më pëlqejnë njerëzit e kafeneve me fjalët e tyre të kota, që kështu të kota më duken mua. Ata janë të lumtur me atë jetë të tyre, po mua më ngjajnë të kota fjalët e tyre. S’e kanë ata keq atë jetë të tyre të shoqërimit, ndofta s’e kam as unë keq këtë jetën t’ime të vetmuar, po ata janë të lumtur që e vrasin ditën ashtu, në shoqërim, kurse une e vras e s’e vras me vetminë t’ime. S’e vras dot fare dhe prandaj jam fatkeq. Që të shpëtoj prej jetës, t’a harroj të mos e kem në vetëdijen t’ime jetën t’me, këtë lloj jete të mjeruar, unë ngjit Kalanë e Poradecit, larg njerësve, atje e harroj veten, shkrihem me natyrën, me bukuritë e mbëdha të natyrës rreth e përqark meje, sikur jam ashtu i lumtur, i qetë, sikur flas atje prapa Kalasë me Perëndinë. Sepse Kalaja, prapa, nga Perëndimi i saj, është shumë e bukur me 1000 pamje të mahnitshme, që mua m’a mahnitin ëmbël shpirtin t’im.

Kështu zbrita edhe sot prej Kalasë, që prapa Kalasë ku ngjit e sbres e qetësohem e gëzohem i ndjekur me aq besnikëri të madhe prej Cucit t’im. Po sot Cuc-i gjesh më vdiq, parpaliteshe dhe ish i mbytur në gjak; Kokën tërë gjak, veshët, trupin, tërë gjak. Kështu tërë gjak e përkëdhelnja të ngjallet, mezi m’u ngjall – isha unë vetë me duar e pallto me gjak. Lavdi zotit që s’më vdiq, që i shpëtoj vdekjes. Sa u gëzova që shpëtoj, po prapë kisha frikë mos më vdesë, aq i vrarë, i plagosur, i gjakosur ishte.

Lasgush

PORADEC, E HËNË 7 NËNTOR 1977:

Sot “Cuci” mund të them se është më mirë: zuri të hajë, të baresë nga pak, sbret shkallët dhe nxiton ose harbon dyke çaluar nga këmba e përparme e djathtë.

Lasgush./voal.ch/


        
 
Next Post

Kontesha e famshme austriake në Shqipërinë e viteve 1930 dhe takimi me plakun në Qafë Krrabë

Aktori i madh i humorit Gjosho Vasija

Një kryeministër pastrues i banjove të qytetetit (Foto)

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In