Nëna e 15-vjeçarit të dh.unuar disa javë më parë në kryeqytet, Ziada Çobo, ka paditur sot Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun.
Nëna e të miturit që bëri xhiron e mediave për shkak se policët e shtrinë në bulevard e i vendosën kokën në asfalt e ka paditur Ardi Veliun për dëmtim të imazhit të saj.
Kujtojmë se pak ditë më parë, vetë Veliu nxori videon e gruas që mbante një p.istoletë në dorë, duke i kërkuar opinionit të gjykonin djalin e dh.unuar, duke u nisur nga familja që kishte.
Por pak më vonë, rezultoi se Ziada Çobo ishte aktore dhe se p.istoletën e kish mbajtur gjatë një roli. Aktorja kërkon tashmë si dëmshmërblim 1 milion lekë (të reja).