• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nënshkruhen 3 marrëveshje në energji, 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti

04/08/2026
in Aktualitet
        
 

Shqipëria ka firmosur tre marrëveshje të rëndësishme me qeverinë gjermane për investime në sektorin e energjisë, me një financim total prej 114 milionë eurosh, nga të cilat 90 milionë euro janë hua dhe 24 milionë euro grant.

Marrëveshjet u nënshkruan në prani të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaç, dhe ambasadorit të Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner.

Ministri Karakaç tha se marrëveshja e parë parashikon investime për rritjen e efiçencës në sistemin e transmetimit të energjisë dhe dixhitalizimin e tij, duke mundësuar automatizimin e proceseve që lidhen me ndërlidhjen e nënstacioneve dhe operimin e rrjetit energjetik.

Marrëveshja e dytë ka në fokus rehabilitimin e Hidrocentralit të Vaut të Dejës, një nga asetet më të rëndësishme publike të prodhimit të energjisë në vend.

“Me ndihmën e KfW dhe qeverisë gjermane ka angazhimin për t’u rehabilituar dhe kjo marrëveshje është vijim i punës së mirë që është bërë për këtë hidrocentral”, u shpreh Karakaçi.

Ndërkohë, marrëveshja e tretë lidhet me rehabilitimin e konvikteve në Qytetin Studenti, në kuadër të rritjes së efiçencës së energjisë. Për këtë projekt është parashikuar një grant prej 24 milionë eurosh nga qeveria gjermane përmes KfW.

“Këto ambiente shkojnë për një të mirë publike, për një jetë më të mirë për studentët dhe për kursim më të lartë të energjisë”, tha ministri.

Ambasadori gjerman Karl Bergner e cilësoi sektorin e energjisë si fushën më të rëndësishme të bashkëpunimit financiar mes dy vendeve, duke theksuar se tre marrëveshjet e firmosura forcojnë partneritetin mes KfW dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Prodhimi, transmetimi, shpërndarja dhe reforma e sektorit të energjisë janë pjesë e angazhimit tonë të përbashkët dhe marrëveshjet e nënshkruara janë në këtë drejtim. Ato përforcojnë bashkëpunimin që kemi ndërtuar prej vitesh dhe shënojnë fillimin e një bashkëpunimi edhe më intensiv në të ardhmen, duke shoqëruar Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, tha Bergner.


        
 
Next Post

VIDEO/ Influenceri ukrainas interviston Ramën: Na duhet shumë punë si shqiptarë: Kur të jemi në BE do jemi të sigurt edhe nga vetja jonë

Europa League/ Hidhet shorti i fazës 'play-off', Egnatia "peshkon" norvegjezët e Lillestrom nëse kualifikohen kundër Shamrock Rovers

Conference League, Dinamo dhe Egnatia mësojnë rivalët e mundshëm në play-off! Garë e fortë edhe për Shkëndijën e Dritën

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved