• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nepotizmi/ Anila Denaj merr shefe kabineti dhe këshilltare, gruan e krye bashkiakut të Elbasanit, Gledian Llatja

October 15, 2023
in Aktualitet
        
 

Në Kuvend, Presidencë, Kryeministri, në çdo ministri, drejtori qendrore, bashki, prefektura, kompani shtetërore, polici e institucione drejtësie, administratat janë krijuar mbi rrjete të ngushta nepotike, prandaj ka shpërfillje e padrejtësi ndaj qytetarëve dhe korrupsion masiv.

P.sh., jo vetëm te Ministria e Ekonomi- Financa, por dhe në detyrën si Ministre Bujqësie, Anila Denaj ka nisur të krijojë kabinet e administratë qendrore me familjarë pushtetarësh, si këmbim qokash dhe siguri për të fshehur abuzimet.

Ministrja Anila Denaj, ka emëruar Drejtore Kabineti dhe Këshilltare për Politikat e Projektet Europiane të Zhvillimit Bujqësor-Blegtoral në Shqipëri, Solora Llatjan, bashkëshorten e Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja.

Nuk ka asnjë informacion, nëse e emëruara drejtore kabineti dhe këshilltare ka apo jo arsim të lartë; dhe nëse ka, në faqen e Ministrisë së Bujqësisë, nuk thuhet për çfarë profili është diplomuar.

E vetmja gjë që dihet, është kjo: bashkëshortja e krye bashkiakut të Elbasanit, Gledian Llatja, ka punuar ca muaj si sekretare në kryeministri dhe pak kohë si këshilltare e ministres së Arsimit Evis Kushi, për çështjet e integrimit shkencor të studentëve.

Ndërsa tani, për t’i gjetur një vend pune në qeveri, me rehati e pagë të lartë, ministrja Anila Denaj e ka emëruar Drejtore Kabineti dhe Këshilltare për Politikat e Projektet Europiane të Zhvillimit Bujqësor-Blegtoral në Shqipëri.

Mund të thuhet, se edhe kjo është përzgjedhur me konkurs, por nuk është rastësi, që për çdo vend pune në administratën qeveritare, “fitues” janë familjarë të pushtetarëve e të lidhur me ta, të cilët mjafton të kenë një karton universiteti dhe certifikata fiktive të marra te OJF-të e njeri-tjetrit.

Edhe rasti i bashkëshortes së krye bashkiakut të Elbasanit, tregon se “Rilindja” në çdo nivel, është pushtet me bashkëshortë, fëmijë, dhëndurë, nuse, vëllezër, motra, nipër, mbesa, baxhanakë, krushq e dashnorë të njëri-tjetrit që vjedhin bashkërisht

Ndoshta, ky është kriteri te paketa e kushteve për Reformimin e Administratës Publike, që Këshilli i Europës na ka vendosur për integrimin në BE./Pamfleti


        
 
Next Post

Von der Leyen në Tiranë! Hapja e degës së Kolegjit të Bryzhit: Të përqendrohemi te studentët

Moldavia shtang Poloninë! Shqipëria matematikisht e kualifikuar, Spanja dhe Turqia presin biletën për Gjermani

Vitet për mua janë veç numra! Avokati Romeo Kara i përgjigjet "dalldisë" së Saliut me ditëlindje të rreme

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In