• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Metro

Nga 310 kilogramë…. Historia e tij bëri xhiron e botës: Braziliani që humbi 120 kg zgjedh Shqipërinë për sfidën e radhës

13/11/2026
in Metro
        
 

Júlio Mamute, braziliani që ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare me historinë e tij të jashtëzakonshme të transformimit fizik, do të jetë pjesë e Maratonës së Tiranës, që zhvillohet më 15 nëntor.

Dikur peshonte më shumë se 310 kilogramë dhe kaloi gati dy vite i kufizuar në shtrat, pasi gjendja e tij fizike nuk e lejonte të kryente as veprimet më të zakonshme të përditshmërisë. Sot, 36-vjeçari ka humbur mbi 120 kilogramë dhe po sfidon veten në gara vrapimi në vende të ndryshme të botës.

Rrugëtimi i tij nisi me notin, që e ndihmoi të rifitonte gradualisht aftësinë për të lëvizur, përpara se t’i bashkohej palestrës dhe më pas vrapimit. Transformimin e realizoi përmes aktivitetit fizik dhe ndryshimit të stilit të jetesës, pa iu nënshtruar ndërhyrjes bariatrike apo përdorur medikamente për dobësim, sipas rrëfimit të tij në mediat ndërkombëtare.

Në qendër të vëmendjes ka qenë jo vetëm humbja e konsiderueshme në peshë, por edhe pjesëmarrja e tij në gara që e kanë çuar nga Brazili në Portugali, Argjentinë, Uruguai, Spanjë dhe së fundmi në Kinë, ku përshkoi një distancë prej 10 kilometrash në Murin e Madh Kinez.

Zgjedhja e Shqipërisë ka edhe një domethënie personale për të. Sipas materialit të prezantuar nga vetë Júlio, një studim gjenealogjik ka zbuluar rrënjë të tij stërgjyshore në Ballkan. Për këtë arsye, ai ka vendosur të festojë 36-vjetorin në Shqipëri, më 13 nëntor, përpara pjesëmarrjes në maratonën e kryeqytetit.

Përtej sfidës sportive, Mamute ka ndërtuar edhe një mision humanitar. Për çdo kilogram që humbet, ai dhuron ushqime për njerëzit në nevojë, duke bërë që deri më tani donacionet e tij të kalojnë dy tonë. Më 16 nëntor, një ditë pas Maratonës së Tiranës, ai ka planifikuar të zhvillojë edhe një aktivitet bamirësie në Shqipëri.

Rrugëtimi i tij nuk përfundon në Tiranë. Objektivi i radhës madhor është në nëntor të vitit 2028, kur synon të përshkojë 42 kilometrat e maratonës historike nga Maratona drejt Athinës, në Greqi.

Nga një njeri që dikur mezi ngrihej nga shtrati, në një vrapues që sfidon veten në vende të ndryshme të botës, Júlio Mamute e ka kthyer historinë e tij personale në një mesazh këmbënguljeje dhe solidariteti.


        
 
Next Post

Opozita e pashpresë, që fle me ëndrrën e sherrit Rama–Balluku

Klodiana Lala reagon pas sherrit me Berishën! Gazetari: Ji e kënaqur, se me Berishën mund të shkonte më keq

SPAK-u nuk po e sheh korrupsionin e vjetër! Vila, hotele dhe pagë 46 mijë euro, pasuria e majme e Tritan Shehut

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved