• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nga dëbimi i miqve tek arrestimi i Nanos, si u shndërrua Berisha në president autoritar

May 26, 2021
in Aktualitet, Dosja X
        
 

Ky është momenti kur Sali Berisha flet si mik i Partisë Demokratike. Por, shumë shpejt ai do të mënjanonte studentët themelues për tu ngjitur vetë në krye. Berisha largoi njëri pas tjetrit themeluesit, intelektualët dhe miqtë që e ndihmuan të bëhej kreu i selisë blu.

Populizmi i Berishës dhe imazhi që impononte në publik si njeriu që përmbysi komunizmin, e ndihmuan të siguronte një mazhorancë të qartë në zgjedhjet e marsit të vitit 1992. Partia Demokratike siguroi plot 92 nga 140 Mandate në Parlament. Ramiz Alia u dorëhoq dhe Berisha do të zgjidhej president në 8 Prill të vitit 1992. Shumë shpejt, imazhi që ai kishte krijuar u venit. Njeriu që premtoi demokracinë, po qeveriste si autoritar.

Fryma e pushtetit u duk qartë në arrestimin e liderit të opozitës së atëhershmë Fatos Nano, një arrestim i lidhur me motive politike. Ky zhvillim shënonte nisjen e një trajektoreje aktesh që synonin shtypjen e opozitës dhe kontrollin e plotë mbi të gjithë pushtetet nga Berisha.

Këto tipare ai synoi t’i legalizojë përmes projekt-kushtetutës së vitit 1994 që me referendum u rrëzua. Drafti nuk bënte gjë veçse forconte pushtetin e presidentit Berisha nëse miratohej.

Arrestimi i anëtarëve të organizatës “Omonia” e portritizoi Berishën përballë amerikanëve si armik të minoritarëve. Në takimin që kishte në Shtëpinë e Bardhë në shtator të vitit 1995 me presidentin Bill Clinton, çështja e minoritetit grek ishte mes prioriteteve. Teksa Berisha ishte në SHBA, kreu i Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi liroi minoritarët. Berisha e shkarkoi menjëherë. Madje, rrethoi gjykatën me forcat e SHIk-ut. Vetë Brozi ka deklaruar se u largua nën kujdesin dhe mbrojtjen e qeverisë amerikane.

Represionit ndaj gjyqësorit në Shqipërinë e asaj kohe, i kishte paraprirë edhe dhunimi i medias. Në Janar të vitit 1994 ishin arrestuar gazetarët e “Koha Jonë” Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka. Ata publikuan një shkrim për një urdhër të ministrit të mbrojtjes Safet Zhulali mbi lëvizjen e forcave në Veri të vendit. Kjo u konsiderua nxjerrje sekreti.


        
 
Next Post

Zhdukja e Remzi Hoxhës nga SHIK-u i Gazidedes, Hajdari: Krerët e shtetit penguan hetimet

Rrëfimi i Fatos Klosit: Azem Hajdari u nxor në pritë nga njerëz brenda PD-së

“Ka zhdukur 160 personalitete, mes tyre edhe biznesmenin e njohur”! Milaim Zeka lëshon deklaratën tronditëse për Sali Berishën: Ka dokumente (Ja çfarë thotë për Ilir Metën)

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In