• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

Nga torturat e egra te spiuni me nofkën “Leptir”! Çfarë ndodhi me Albin Kurtin në burgjet serbe në vitin 2001?

26/08/2026
in Diaspora
        
 

Albin Kurti kaloi 2 vjet e 7 muaj në burgjet e Serbisë si i burgosur politik, ku, sipas vetë dëshmisë së tij, u torturua vazhdimisht, humbi rreth 30 kilogramë dhe as nuk e imagjinonte se do të dilte i gjallë prej andej.

“Më 10 qershor 1999, kur Serbia po tërhiqte policinë e forcat ushtarake, në konvoj vendosën autobusë të kuq me të burgosur politikë shqiptarë në mes të tyre, që NATO-ja të mos bombardonte. Na përdorën si mburojë. U transferova në burg në Pozharec nga Lipjani, e Pozhareci ishte vendlindja e Millosheviçit. Kalova total 2 vjet e 7 muaj në burg. Një vit e 5 muaj gjatë Millosheviqit, 1 vjet e dy muaj në periudhën e Koshtunicës”, tregonte Kurti në një intervistë në vitin 2024.

Pikërisht në atë periudhë të rinisë së tij, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës ndaj Fatmir Shehollit, shërbimi sekret serb dyshohet se kishte vënë në zbatim një plan për ta komprometuar dhe rekrutuar.

Në dosjen e Prokurorisë përmendet një dokument i hartuar më 6 mars 2001 nga strukturat e atëhershme të Sigurimit Shtetëror të Serbisë (RDB), paraardhëse e BIA-s. Sipas aktakuzës, dokumenti përshkruan një plan operativ që synonte komprometimin e Kurtit gjatë kohës që ai mbahej në burgun e Quprijes.

Në dokument përmendet një burim operativ me nofkën “Leptir”, i cili, sipas pretendimeve të Prokurorisë, kishte krijuar kontakte me Kurtin në burg dhe siguronte informacione për shërbimin sekret serb. Sipas dosjes, qëllimi ishte mbledhja e materialeve komprometuese që mund të përdoreshin për të ushtruar presion ndaj tij dhe për ta rekrutuar si bashkëpunëtor.

Kurti ishte arrestuar nga autoritetet serbe më 27 prill 1999 në Prishtinë. Fillimisht u mbajt në burgun e Prishtinës, më pas në Lipjan, Pozharevc, Nish dhe Qupri. Më 13 mars 2000 u dënua me 15 vjet burg nën akuzën për “cenim të integritetit territorial dhe sovranitetit të Jugosllavisë”, por u lirua më 7 dhjetor 2001, pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare për lirimin e të burgosurve politikë shqiptarë.

Në një intervistë për podcastin “Rest is Politics” në vitin 2024, Kurti ka rrëfyer se gjatë qëndrimit në burgjet serbe humbi gati 30 kilogramë dhe nuk besonte se do të dilte gjallë.

“Ishte si kamp përqendrimi. Humba gati 30 kilogramë në vitin 1999. Kishte tortura sistematike. Rrahje, që nganjëherë ndodhnin edhe disa herë në ditë. Rrahje me shkopinj, shumë gardianë njëkohësisht. U torturova nga uniforma. E humba vetëdijen afro 40 herë gjatë torturave, pra nuk kishte as gjasa të imagjinoja se do të dilja gjallë”, ka deklaruar ai.

Prokuroria pretendon se ky dokument ku përmendet “Leptiri” , së bashku me komunikimet e gjetura në telefonin e Shehollit, dëshmon lidhjet e tij të dyshuara me shërbimin sekret serb dhe rolin që ai dyshohet se kishte në shpërndarjen e materialeve të ardhura nga këto struktura.


        
 
Next Post

Zbulohet plani i BIA-s serbe për kompromentimin e Albin Kurtit, ja çfarë u gjet në telefonin e analistit të dyshuar për spiunazh!

Dokumenti 'Top Secret' në telefonin e Shehollit: Me para të ambasadave islamike në Beograd të ndërtohen Xhami në Kosovë! Si do përfitojë Serbia

Frrok Çupi: Pse duhej Dio Guardi bash tash në skenë?

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved