• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nga vrasja e Remzi Hoxhës, Ali Ukajt dhe Ilir Konushevcit, te thasët plot me dollarë që vinin nga trafiku i naftës dhe armëve, Frrok Çupi liston krimet e Berishës

June 16, 2022
in Aktualitet, Debat
        
 

Analisti Frrok Çupi teksa ka komentuar ditën e djeshme në një analizë etapat që ka kaluar Partia Socialiste, ka hedhur akuza të fortë në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Analisti ka përmendur krimet që kanë ndodhur kur Partia Demokratike erdhi në pushtet. Çupi e filloi që nga vrasja e Remzi Hoxhës, Ali Ukajt dhe Ilir Konushevcit, e përfundoi deri te thasët plot me dollarë që vinin nga trafiku i naftës dhe armëve.

“Populli nuk u tmerrua aq shumë nga kamxhiku dhe shufrat që e rrihnin pa pushim: Në zgjedhjet e vitit 1996, në bombën e VEFA-s, në bombën e sajuar të Shkallnurit kundër presidentit, në vrasjet e para të 4 martirëve në Shkodër, të Remzi Hoxhës, Ali Ukaj dhe Ilir Konushevcin…Populli u tmerrua më shumë kur dëgjoi dhe vërejti të njëjtën linjë të ‘varfërisë së ndershme’, siç kishte dëgjuar edhe në fillesa, në vitin 1945.

PD, sapo erdhi në pushtet, i dha shqelma popullit ‘demokrat’ dhe e shtyu të hahet me popullin tjetër për shtëpinë, për telefonin, për sheshin e protestës, për rrugën që ndan kopshtin dhe për për kanunin e gjakmarrjes. Në vitin ’93 u kthye direktiva e presidentit: ‘Gjakmarrjen ndajeni sipas Kanunit’. Qeveria e PD lëshoi urdhër të prerë që çdo socialist që ka shtëpi më të madhe se një dhomë e kuzhinë, të strehojë edhe një familje tjetër “demokrate”.

Kështu u bë: Populli ndau me popullin dhomën e vetme, banjën e vetme, hapësirën e vetme të ngushtë dhe urrejtjen që zgjerohej përtej dhomave e përtej banjës. Por populli në të dy anët kuptoi se ‘edhe regjimi i ri anti- komunist’, erdhi me të njëjtën fytyrë siç kishte ardhur diktatura komuniste në vitin 1945”, tha ai.

Çupi ka përmendur dhe skemat piramidale, si edhe trafikun e naftës dhe të armëve. “Ministri i Jashtëm u gjet duke ndërtuar banjën e larë në flori; presidenti i Republikës u kap me thasë plot me dollarë që vinin nga trafiku i naftës dhe armëve; apologjetët e varfërisë u kapën duke futur miliarda në makinën larëse të parave që u quajtën ‘skema piramidale’. Kështu u ndërtua lufta civile, e dëshiruara”, tha ai.


        
 
Next Post

Vuçiç thumbon Brukselin dhe refuzon integrimin: Njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës është dëshirë e BE, jo e Serbisë

Rama i bën thirrje Ukrainës për njohjen e Kosovës: Rishikoni vendimin, meritojnë të...

Shqipëria drejton debatin në Këshillin e Sigurimit, çfarë po diskutohet

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In