• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ngjallen shpresat për hyrjen në BE, Reutes jep lajmin e mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: 27 vende do t’i thonë PO hapjes së negociatave!

March 23, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Bashkimi Evropian mund të çelë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas një projektvendimi të 27 vendeve anëtare të bllokut, bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters. Vendimi zyrtar pritet të merret në mesin e kësaj jave.

Nëse aprovohet siç pritej, marrëveshja do të përfundojë vonesën prej dy vitesh dhe do të sinjalizojë hapin e ri për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Shqipërinë, Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut, që kërkojnë të anëtarësohen në BE.

Në bazë të një draft vendimi që ka siguruar Reuters, i cili është miratuar në mënyrë unanime nga 27 vendet e bllokut, raportohet se BE do të nisë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Shpresat e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në BE janë thyer disa herë vitet e fundit për shkak të skepticizmit të Francës dhe Holandës, lidhur me arritjet e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe qëndrimit në shinat e demokracisë.

Por Parisi zyrtar dhe Haga kanë lehtësuar në javët e fundit kundërshtimet e tyre dhe çështja e zgjerimit për këto dy vende u rikthye në vëmendje edhe pse Europa është goditur rëndë nga epidemia e koronavirusit.

Greqia ende nuk i është bashkuar vendimit të vendeve të bllokut, i cili kërkon unanimitetin e të gjithë anëtarëve, por burime diplomatike bëjnë me dije se Athina zyrtare e ka dhënë miratimin e saj pasi në draft u përfshinë dhe kërkesat për minoritetin në Shqipëri.

Sipas burimeve nëse asnjë vend nuk ka kundërshti, vendimi pritet të miratohet në mesin e javës”, thuhet në shkrim.

Sipas draft konkluzionit, Shqipëria duhet të plotësojë edhe disa kushte të cilat janë:

-Miratimi i reformës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

-Reforma zgjedhore të garantojë financim transparent të partive politike dhe fushatave zgjedhore.

-Garantimi i zbatimit të reformës në drejtësi, përfshirë funksionimin e GJK dhe GJL.

-Vendosja e strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.


        
 
Next Post

Rritet numri i të prekurve në Shqipëri, Rama del me thirrje të fuqishme: Kjo është java e shpërthimit të ‘bombave’, hyjmë në fazën më dramatike të luftës

Po lufton me jetën në spital kundër koronavirusit: Kush është 61-vjeçari nga Tirana që fillimisht u deklarua si i vdekur?!

Rritet ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri: Ministria e Shëndetësisë bën publike shifrën zyrtare të të infektuarve në 24 orët e fundit

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In