Zbardhen detaje të tjera nga vrasja e të riut Mehmet Qema një natë më parë në Tiranë. Mësohet se një nga 5 personat e shpallur në kërkim, Blerim Hoti, është i dashuri i reperes nga Kosova, Baby G, njëkohësisht edhe mik i ngushtë i Stresit, ndryshe njihet si Lim Hoti.
Mësohet se viktima Mehmet Qema njihej edhe me nofkën ‘tallman’ ose hasjanali dhe vetëm disa ditë më parë kishte ardhur nga Londra.
Qema shoqërohej me reperë të njohur, si dhe ka dalë në disa videoklipe. Së fundmi Qema ishte shfaqur në një videoklip të moderatorit Meriton Mjekiqi dhe reperit Meriton Ademi dhe Marin.