Ndërkohë që prej më shumë së një muaji po luftohet kundër koronavirusit dhe pjesa më e madhe e popullsisë janë në karantinë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë në një mënyrë të veçantë pashkët ortodokse.
Art dhe kërcnim në kohë karantine nga Opera Kombëtare e Parisit, teksa balerinët realizojnë nga shtëpitë e tyre duke “lidhur” në një, kërcënimin. Nuk mungojnë episodet kur fëmijët dalin në “skenë” teksa prindërit rezializojnë videon…Por kjo është në fakt një nga gëzimet e të qëndruarit të vetëkarantinuar: Jo vetëm mbrojtja nga virusi vdekjeprurës, por kalimi i kohës me familjen, pranë fëmijëve, të cilët rutina e përditshme nuk na lë kohë t’i përqafojmë sa duam.
“Një lajm i mirë”, kryeministri Edi Rama publikon informacionin e rëndësishëm pak minuta pas mesnate
“Mirëmëngjes me një dhuratë të bukur nga Opera Kombëtare e Parisit për të gjithë ju dhe me një urim për besimtarët ortodoksë në këtë të dielë paqeje dhe reflektimi”, shkruan Rama krahas videos.